Ervin Bulku shënon në kupë për Sepahanin


bulkuNga ANDI TANKU  

Mesfushori ka realizuar golin e parë skuadrën e tij duke i hapur rrugën drejt kualifikimit për në gjysmëfinale, pas rezultatit 2-0 ndaj

Ervin Bulku ka qenë protagonist në ndeshjen e djeshme që Sepahani ka arritur të fitojë kundër skuadrës së Sanat Naft, takim i vlefshëm për kupën e Iranit. Mesfushori kuqezi ka realizuar në minutën e 27-të me një goditje nga distanca, të cilat janë edhe specialiteti i tij, duke i hapur rrugën kështu edhe golit të dytë dhe të fundit për skuadrën e tij të shënuar nga Farshid Talebi.

Pas kësaj fitoreje, Sepahani ka arritur të kualifikohet për në gjysmëfinalen e kupës, një sukses tjetër ky i ekipit ku aktivizohet edhe shkodrani Xhevair Sukaj. Për Bulkun goli i djeshëm ishte i pari në këtë kompeticion, pasi ka shënuar më parë edhe në kampionat. Mesfushori i Kombëtares sonë u transferua në verë te Sepahani dhe tashmë është kthyer në një nga futbollistët më të rëndësishëm për klubin iranian.

Dyshja shqiptare Bulku-Sukaj ka qenë deçizive në shumë takime gjatë fazës së parë të kampionatit, ndërsa Sepahani renditet në vendin e tretë në kampionat, ku ka grumbulluar 31 pikë, vetëm 4 më pak se vendi i parë, duke qenë një nga pretendentët për të fituar titullin. Ndërkohë që mesfushori i përfaqësueses sonë është duke kaluar një formë të mirë, një fakt pozitiv ky edhe për skuadrën e drejtuar nga trajneri De Biazi, që e konsideron lojtarin, një titullar të padiskutueshëm.

 

2 Komente

  1. Edin Xheko says:

    Bulku eshte motorri i fushes dhe per mu eshte me i mire se Matheusi i Gjermanise ne kohen e tij!
    Bulku te shohe mundesine te vije ne Gjermani se ben shume pune dhe ka shume skuadra qe mund ta marrin por menaxheret tane jane shume te dobet.I uroj Bulkut ish lojtarit te Tirones kampjone te Devi Mukes me kompani suksese dhe sa me pak demtime.

Komento