Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Grupi 2: Gramozi arrin suksesin historik

12-05-2008

 

 

Rezultatet e ndeshjeve të javës së 22-të

Delvina - Butrinti1-0

Domosdova - Poliçani1-0

Memaliaj - Pojani12-7

Këlcyra - Maliqi5-1

Gramozi - Vlora1-1

Përmeti - pushim

Renditja

1. Gramozi48153240‑14

2. Vlora45136140‑9

3. Memaliaj44142448‑24

4. Pojani2675828‑41

5. Domosdova24731022‑29

6. Delvina23721124‑25

7. Këlcyra23721125‑36

8. Butrinti22641026‑27

9. Maliqi21631132‑42

10. Përmeti20621210‑30

11. Poliçani16511315‑33

Gramozi arrin suksesin historik

Gramozi ‑ Vlora1‑1

Gramozi: Agolli, Rexhepi, Martins, Peçi, Caka, Ismolli, Shupe, Oliveira, Islami, Herve, Dos Satos. Trajner: I.Qirjako.Vlora: Halili, Memeti, Zotaj, Ahmeti, Myderizi, Ymeraj (Hoxha 46'), Moqi (Shkupi 46'), Beqiri, Serjani, Skënderi, Plepi.

Trajner: Rr.Taho.

Shënues: Martins 15', Hoxha 65'

Gjyqtarë: S.Jareci, A.Pregja, S.Avdo (Tiranë)Kartonë të verdhë: Martins, Peçi, Herve, Memeti, Zotaj, AhmetiKartonë të kuq: Peçi, Ahmeti, Serjani

Në një atmosferë tepër festive, që kishte filluar në fillim të javës, si dhe me një numur rekord spektatorësh (më shumë se 6000) Gramozi ka barazuar me Vlorën dhe është ngjitur kështu në kategorinë e parë. Veçohej në stadium flamuri 50 metra i gjatë. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin e Ersekës pati një nivel të lartë, ndërkohë që lojtarët e të dyja skuadrave vepruan si profesionistë në fushë. Loja nis me sulme dhe Gramozi, pas 15 minutash, me anë të mbrojtësit Martins, kalon në epërsi. Ky gol u jep krahë kolonjarëve, të cilët krijojnë disa raste, por pa mundur të shënojnë. Herve, përballë portierit mik, për çudi e kalon topin jashtë. Miqtë nuk kanë çfarë të humbasin dhe hidhen në sulm, por mbrojtja kolonjare nuk lë hapësira. Vlonjatët bëjnë 2 zëvendësime dhe në pjesën e dytë sulmojnë më tepër, pasi vetëm fitorja u bën punë. Gramozi rrezikon me Peçin dhe Dos Santosin, por pa rezultat. Beqiri humbet një rast të mirë për Vlorën, ndërkohë që era e fortë dhe shiu e prishin pak bukurinë e lojës. Në minutën e 65-të, ekipi mik përfiton nga një gabim i portierit vendës dhe barazon. Kolonjarët e ruajnë rezultatin të pandryshuar dhe më pas festojnë në qendër të qytetit për këtë sukses historik.

Kristi Lilo

Rekord golash në Memaliaj, plot 19

Memaliaj ‑ Pojani12‑7

Memaliaj: Mustafai, Shkëmbi, Hoxha, Çaushi, Rrapaj, Kalemi (Mema 58'), Lika (Faslliu 44'), Skënderi, Zhupa (Merdani 77'), Seferi, Bilaj. Trajner: A.Qiqi.

Pojani: Manoku, Larti, Myrtollari, Rustemi, Fifo, Shirgu, Zizo, Pojani, Maçolli, Zotka, Bushi. Trajner: S.Meraku.

Shënues: Bilaj 1', Zhupa 15', 45', 49', Seferi 28', 46', 70', Faslliu 45+1", 52', 61', 76', Myrtollari 67' (autogol), Maçolli 72', 75', Zotka 73', Bushi 78', Rustemi 80', Shirgu 82', Zizo 86'

Gjyqtarë: R.Shoshaj, B.Bejko, P.Puto (Gjirokastër)

Si asnjëherë tjetër, në fushën e Memaliajt janë shënuar 19 gola, 12 nga vendësit dhe 7 nga Pojani. Memaliaj, sipas presidentit të ekipit, kërkonte me çdo kusht fitoren, pasi është në pritje të vendimit të komisionit të apelit për takimin e para dy javëve në Sarandë, ku dhuna e ushtruar dhe gjykimi tendencioz janë provuar me pamjet filmike. Kështu, memaljotët e nisën me gol ndeshjen, ku që në minutën e parë Bilaj zhbllokoi rezultatin. Më pas, ata shënuan edhe 11 gola të tjerë dhe mes të gjithëve u dallua sulmuesi Faslliu, i cili u shpall golashënuesi më i mirë i grupit të jugut. Ndësa për miqtë, kapiteni Maçolli që ishte më i miri në fushë. Në fund të takimit, një nga simpatizantët e Memaliajt, biznesmeni Hamza Muka, ka dhënë 200 mijë lekë të vjetra për këtë fitore.

Roland Suli

Pojanakët: Në Memaliaj na goditen dhe kërcënuan

Një ngjarje shumë e shëmtuar ka ndodhur në Memaliaj, ku sipas drejtuesve të Pojanit, para fillimit të ndeshjes, vendësit i kanë dhunuar. Ata shprehen se memaljotët kanë goditur me karrige futbollistin Fifo dhe kanë hyrë në dhomat e zhveshjes, duke i terrorizuar miqtë. Sipas pojanakëve, kjo ka ndodhur, sepse memaljotët kërkonin që ndeshja të përfundonte 11‑0 në favor të tyre dhe, duke menduar se Vlora mund të humbiste me Gramozin, me golaverazh më të mirë, Memaliaj do të zinte vendin e dytë. Pojanakët nuk kanë pranuar dhe kjo gjë ka sjellë irritimin e vendësve. Presidenti Spartak Meraku, duke parë atë që po ndodhte, ka kërkuar ndihmë nga policia, sepse lojtarët e tij po goditeshin barbarisht. Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, pritet që gjithçka të kalojë në dorë të komisionit të disiplinës.

Leonard TREBICKA

Delvina fiton duelin "shekullor" me Butrintin

Delvina ‑ Butrinti1‑0

Delvina: Çallari, M.Çuno, Berberi Braçulla, Kalo, Alimani (S.Çuno 46'), R.Çuno, Hakarepi (Ymeri 79'), Mano, Muho, Mehmeti.

Trajner: Dh.Janku.

Butrinti: Xhollo, Xhovani, Xhibro, Iljadhi, Dodi, Mërkuri, Lushaj, Muço, Dorti, Papa (Halilaj 85'), Myrtaj (Gurma 20').

Trajner: A.Çakulli.

Shënues: Mehmeti 86'

Gjyqtarë: S.Disha, E.Kuca, E.Tafili (Memaliaj)0

Kartonë të verdhë: Alimani, S.Çuno, Braçulla, Muço, Mërkuri, Dorti Xhibro

Goli i Mehmetit i ka dhënë fitoren Delvinës në një ndeshje, ku më tepër vëmendja ka qenë e përqendruar në tribunën e delvinjotëve, ku pati episode të rënda. Delvina dhe Butrinti nuk kanë arritur nivelin e Luftëtarit, por disa futbollistë të tyre e kanë veshur më parë fanellën e tij. Ndryshe po ndodh me tifozëritë, që dje i dhanë "leksion" asaj gjirokastrite, veçanërisht delvinjotët. Ata bënë që të oshëtinte stadiumi, por me fillimin e ndeshjës u desh ndërhyrja e policisë, që shoqëroi 4 veta. Në fushë pati "bukuri të egër", që më shumë e ndjeu Myrtaj, i cili u ça në vetull e u përcoll me autoambulancë për në spital. Goditjen e parë e bëri Kalo, ndërsa më pas elektrizoi Alimani, por pa rezultat. M.Çuno, me kokë për pak sa nuk shkaktoi autogol në minutën e 70‑të, ndërsa Muho ka shpërdoruar një rast të mirë. Mehmeti realizoi golin e fitores në fund dhe lojtarët delvinjotë desh shkulën rrethimin e stadiumit. Ndërkohë, në tribunë pati episode, që nuk janë parë kurrë në stadiumin "Gjirokastra". Nga policia u shoqëruan persona të tjerë. Në stadium u bënë disa dëmtime, u goditën tifozë, ndërsa delvinjotët thërrisnin: "Bistrica! Bistrica!"

Sokrat PAPADHOPULLI

Domosdova, racionale me Poliçanin

Domosdova ‑ Poliçani1-0

Domosdova: Xhaferri, Rira, K.Lleshi, Allko, Thaka, Coka, Basriu (Face 68'), Karaj, A.Lleshi (Xhaja 40'), Arapi, Sula.

Trajner: E.Çaushi.

Poliçani: Biti, Koprencka, Luga (Bajro 62'), Kule, Ferhataj, Toska, Ndreu, Muçaj, Baxhaku, Gjyla, Sina. Trajner: B.Sherri.

Shënues: Karaj 20'

Kartonë të verdhë: Allko, Xhaja, Face, Ndreu

Gjygjtarë: E.Jorgji, E.Gançi, A.Mahmuti (Elbasan)

Ndeshjen e fundit të këtij sezoni, Domosdova e ka fituar 1-0. Ajo ka mundur në fushën e saj Poliçanin. Që në fillim të këtij takimi, vendësit kanë sulmuar, duke kërkuar golin, por duhej të vinte minuta e 20-të, kur Karaj do të shënonte. Ai ka goditur bukur me kokë, pas një krosimi nga e djathta. Më pas, loja është bërë e mërzitshme, pasi topi ka qarkulluar në mesfushë. Rastin ideal për të dyfishuar rezultatin e ka pasur Arapaj, gjuajtja e të cilit ka qenë krejtësisht e gabuar. Pjesa e dytë nuk sjell asgjë, sepse lojtarët vendës janë egoistë në rastet që krijoheshin. Miqtë, rastin më të mirë e kanë pasur në minutën e 69-të, kur Koprencka ka goditur fort, por porta e Domosdovës shpëton. Me këtë fitore, Domosdova ngjitet në klasifikim.

Sokol Belba

Këlcyra mund thellë Maliqin në shtëpi

Këlcyra ‑ Maliqi5‑1

Këlcyra: Gjoka (Hadaj 65'), Kano, Kanani, Bushati, Dorti, Bejko (Prifti 46'), Kule, Qyra, Manaj, Duro, Shkëmbi.

Trajner: I.Dervishi.

Maliqi: Mara, Mustafa, Rrënja, Petriti, Koçi, Çela, Etemi, Duro, Hajrullari, Hoxhallari, Spaho. Trajner: A.Hoxha.

Shënues: Manaj 10', 70', Kanani 35', Qyra 60', Dorti 80', Çela 86'

Gjyqtarë: A.Lulaj, A.Lamçe, I.Shabani (Vlorë)

Këlcyra ka arritur t'i bëjë një mbyllje mjaft të mirë të kampionatit, duke grumbulluar 23 pikë dhe duke u renditur në 6-shen e parë. Pa dyshim që ky është një sukses, ku meritë ka trajneri Ilir Dervishi, i cili ka krijuar një grup të përbërë kryesisht me djem të rinj nga Këlcyra. Në takimin e djeshëm Maliqi kishte ardhur me ekipin e dytë, kështu që loja ka folur totalisht për vendësit. Ata e kanë zhbllokuar rezultatin që në minutat e para, me anë të Manajt. Më pas, Këlcyra ka shënuar edhe 4 gola të tjerë, ndërsa golin e nderit për Maliqin e ka shënuar Çela. Vendësit ishin shumë të freskët në lojën e tyre dhe nuk e kanë vënë asnjëherë në diskutim fitoren.

Roland Suli


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008