Rezultatet e ndeshjeve të javës së 22-të
Tërbuni - Çlirimi4-0
Olimpik - Cakrani2-0 (aforfe)
Plugu - Përparimi2-1
Egnatia - Veleçiku3-0
Iliria - Korabi1-1
Albpetroli - pushim
Renditja
1. Albpetroli47152235‑11
2. Tërbuni46151341‑9
3. Iliria35105437‑17
4. Veleçiku33103633‑15
5. Çlirimi3093728‑18
6. Egnatia3093719‑15
7. Përparimi2473914‑23
8. Korabi2365817‑20
9. Olimpiku20621120‑27
10. Plugu11321315‑47
11. Cakrani10117 8‑51
Shënim: Cakrani është përjashtuar nga aktiviteti
Tërbuni - Çlirimi4‑0
Tërbuni: Dushku, Samarxhi, Hajdari, Berberi, K.Fuçia, Miho, Brahja, G.Fuçia, Duka, Akamba, Çekaj. Trajner: R Kulli.
Çlirimi: Aliaj, Prifti, Neimi, Arapi, Hysko, Çimili, Iljazi, Bullgari, Llogani, Buzi. Trajner: A Kurti.
Shenues: Duka 15', 55', Akamba 26', Hajdari 78'
Gjyqtarë: K.Hakrama, R.Avdo, R.Dubruna (Tiranë)
Festa e filluar në Pukë prej disa ditësh është kurorëzuar pasditen e djeshme me fitoren 4-0 të Tërbunit. Kjo fitore shënon një moment historik për Tërbunin, që është ngjitur në kategorinë e parë. Futbollistët e ekipi pukjan e kanë nisur me grintë ndeshjen, duke entuziazmuar më shumë se 6000 tifozët e pranishëm në stadium. Duka shënon golin e parë në minutën e 15-të dhe më pas loja bëhet më e bukur. Akamba dyfishon rezultatin në minutën e 26-të dhe miqtë dorëzohen. Tërbuni luan më tepër për tifozët e tij dhe në pjesën e dytë shënon edhe dy gola. Në minutën e 55-të, Duka shënon golin e 3-të dhe të dytin personal, ndërkohë që rezultatin e vulos Hajdari me golin e 4-t. Në këtë ndeshje festive janë shfaqur vlerat e pukjanëve: kultura, qytetaria dhe respekti. Festa e fitores nuk kapërfunduar në stadium, por është zhvendosur në rrugët dhe sheshete qytetit. Me të drejtë është festuar gjatë, sepse kjo është ngjarja më e rëndësishme që Puka ka përjetuar këto vite. Gjithçka është arritur falë bashkisë dhe presidentit Petrit Syla, pa lënë mënjanë trajnerin Kulli dhe lojtarët. Ia vlen të nënvizohet edhe një fakt tjetër: tifozëria pukjane duket se ka thyer edhe rekordin e numrit të saj në tërë futbollin shqiptar për këtë sezon, përfshi këtu edhe superligën, edhe kategorinë e parë. 6000 tifozë besoj nuk e kanë ndjekur as derbin Tirana-Partizani në "Qemal Stafa", ndërkohë që një numër i tillë tifozësh e kanë mbështetur Tërbunin në ndeshjet e tij, që u kurorëzuan me ngjitjen në kategorinë e parë. Një sukses që meriton të festohet gjatë në tërë rrethin e Pukës.
Armir Mehaj
Iliria dhe Korabi e mbyllin me barazim
Iliria - Korabi1-1
Iliria: Baku, Doku, Vogli, Pjetërnikaj, Beqaj (Hylli 68'), Grifi, Lama (Milla 71'), Zhuli (Memaga 54'), Ziri, Sala, Qose.
Trajner: F.Sala.
Korabi: Torba, Lleshi, E.Laçi, Kacnia, Doçi, B.Laçi, B.Laçi, Hyseni, Bardulla, Ndoja, Tomçini (Sefullai 83'), Brehasani.
Trajner: S.Kallaverja.
Gjyqtarë: A.Kastrati, E.Dedukaj, N.Pashaj (Shkodër)
Shënues: Qose 31', B.Laçi 3'
Kartonë të verdhë: Pjetërnikaj, Grifi, Kacnia, Hyseni, Brehasani
Karton i kuq: S.Kallaverja
Iliria nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim në ndeshjen e fundit të këtij kampionati, që luhej në kompleksin sportiv të Kamzës. Takimi ka nisur vrullshëm nga të dy ekipet, që e kanë kërkuar golin. Në minutën e 3‑të, miqtë nga Peshkopia kanë befasuar mbrojtjen mike, duke kaluar në epërsi. Ky gol i trondit lojtarët vendës, të cilët hidhen në sulm për të barazuar, por sulmet e tyre thyhen mjaft lehtë. Në minutën e 31‑të, fushëkrujasit fitojnë një goditje nga këndi, të cilën sulmuesi Qose e shfrytëzon më së miri dhe barazon. Më pas, vendësit hidhen tërësisht në sulm, në kërkim të golit të avantazhit. Pjesa e parë mbyllet 1‑1, ndërsa fraksioni i dytë e gjen Ilirinë më të karikuar, falë edhe ndërrimeve të bëra nga trajneri Sala. Megjithatë, rezultati mbetet i pandryshuar. Në çastet e fundit ka pasur edhe disa incidente ndërmjet futbollistëve, ndërsa trajneri i Korabit është ndëshkuar me karton të kuq.
Fatmir THAÇI
Plugu mposht Përparimin në javën e fundit
Plugu ‑ Përparimi2‑1
Plugu: Çela, Murati, Merko, S.Qose, E.Qose, Hyseni, Bici (Levenishti 65'), Dedei, Kamberi, Sula, Boçi. Trajner: B.Musaku.
Përparimi: Islamaj, Kastrati, Puraj, Lika (Bela 25'), Gradica, Sinani (Bajraktari 45'), Syla, Biba, Kola, Beqolli, Mateli.Trajner: A.Bela.
Shënues: Merko 65', Kastrati 84', Qose 91'
Gjyqtarë: A.Gjeloshi, A.Guçe, A.Bejte (Lushnjë)
Kartonë të verdhë: Merko, Levenishti
Ekipi i Plugut ka arritur të fitojë në ndeshjen ndaj kuksianëve. Ky takim, i fundit për këtë kampionat, është karakterizuar nga loja me dëshirë e të dyja palëve, por me veprime jo të sakta para portave respektive. Plugut e ka kërkuar fitoren që në minutat e para. Merko, Hyseni dhe Qose e kanë vënë në provë portierin mik, por pa e mposhtur dot. Jashtë kuadratit kanë përfunduar edhe dy gjuajtje të Kolës, i cili, me shpejtësinë e tij i ka kaluar disa herë mbrojtësit e Plugut. Rezultati ka ndryshuar vetëm në minutën e 65-të, kur Bici ka krosuar nga e djathta dhe Merko ka shënuar me kokë. Merko ka rrezikuar edhe më pas, por topi i goditur prej tij është përplasur në traversë. Miqtë e kërkuan golin e barazimit dhe e gjetën në minutën e 84-t, me anë të Kastratit. Golin e fitores për Plugun e ka shënuar në fund Erion Qose, pas harkimit në zonë të Merkos. Kjo fitore e Plugut përkon edhe me mbylljen e kampionatit të kategorisë së dytë.
Julian Kasapi
Egnatia, mbyllje dinjitoze sezonit
Egnatia - Veleçiku3‑0
Egnatia: Memolla, Tomorri, Lluca, I.Tosku (Thartori 46'), Buletini, Dajti (Degermeni 60'), Voda, Jella, A.Memolla, Ballhysa, Dyla (Llogone 38'). Trajner: Xh.Meka.
Veleçiku: Hasaj, Çobaj, Kukaj (Mema 67'), Rajçeviç, Çolaj, Duli, Haxhaj, Tatica, Zymeraj, Çaku, Kurtaj. Trajner: E.Çaku.
Shënues: Jella 36', Boletini 38', Llogone 75'
Gjyqtarë: B.Ziri, Sh.Ziri, E.Veseli (Fushë-Krujë)
Egnatia e ka mbyllur sezonin me një fitore mjaft bindëse ndaj Veleçikut. Rrogozhinasit e kanë dominuar gjithë takimin dhe rezultati mund të ishte më i thellë, por Jella, Dyla dhe Llogone kanë shpërdoruar raste të pastra shënimi. Më shumë se fitorja, Egnatia ka treguar se vendin që ka nuk e meriton. Ajo duhet të ishte padiskutim më pranë kreut të tabelës. Rrogozhinasit, gjatë kësaj faze kanë grumbulluar dyfishin e pikëve të fazës së parë, madje shumicën në transfertë. Në këtë mënyrë, Egnatia duket se mbylli këtë sezon mjaft e zhgënjyer nga mundësitë reale të saj. Megjithatë, kryebashkiaku Heqim Tosku, i cili ka ndjekur çdo takim, është zotuar se sezonin tjetër do të formojë një ekip dinjitoz, pretendent për në kategorinë e parë.
Feriz Ferizaj