Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Mundje

10-05-2008

 

 

Nga data 8-11 maj, në Romë zhvillohet turneu i parë kualifikues për në Lojërat Olimpike "Pekin 2008", i quajtur Turneu "Milone". Në këtë aktivitet merr pjesë dhe ekipi kombëtar i mundjes klasike. Dje, në ditën e parë të garave, për ekipin tonë ka konkurruar sportisti Ergys Mirukaj në peshën 84 kg. Mirukaj ka kaluar turin e parë eliminator pas nuk u ndesh (falë fatit në short), por ka humbur në turin e dytë me rezultatin 4-1 ndaj përfaqësuesit të Greqisë Aleksandros Pikilidhis. Në ditët në vazhdim do të konkurrojnë edhe dy sportistë të tjerë të ekipit tonë kombëtar, Meraldo Ndoka i peshës 74kg dhe Dorian Shehu i peshës 120 kg.

Ky është aktiviteti i parë kualifikues që zhvillohet në mundjen klasike dhe Federata Shqiptare e Mundjes do të përpiqet të kualifikojë të tjerë sportistë shqiptarë për në Lojërat Olimpike "Pekin 2008". Pak muaj më vonë, në Beograd zhvillohet turneu i dytë dhe i fundit kualifikues. Shpresohet që mundësit tanë të stilit klasik të kualifikohen dhe të hyjnë në zonën e medaljeve. Vetëm pak ditë më parë, në Kupën "Akropolis", sportisti Festim Cengu i peshës 60 kg fitoi medaljen e argjendtë. Në këtë turne Shqipëria u përfaqësua me 8 sportistë, ku vetëm Cengu arriti të hynte në zonën e medaljeve.


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008