Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

"Mbretëresha" korçare, zhgënjimi i këtij viti

10-05-2008

 

Atletika korçare ka zhgënjyer këtë vit, pasi krahasuar vetëm me një vit më parë, atletika ka rënie. Pesë kupa do të udhëtonin drejt Korçës një vit më parë (për të gjithë dukeshin pak), ndërkohë që këtë vit deri tani, kur ishte edhe maksimumi që mund të jepte Skënderbeu, është marrë vetëm një e tillë. Atletet e larguara nga klubi korçar në këtë sezon, si edhe largimi pa kushte i tre trajnerëve, ka bërë që gjithçka të ndikojë në rezultatet e atletikës. Për t'u përgëzuar janë vetëm rezultatet e disa sportisteve, si Burda, Josifi, Fëngjilli, Kokoti, Këllëzi dhe ndonjë tjetër. Në zyrën e ekzekutivit të këtij klubi raftit të shumë kupave për vitin 2008 i është shtuar vetëm një.

Këllëzi, pas Prishtinës në maratonën e Shkupit

Vetëm pak ditë më parë, në Prishtinë është zhvilluar gjysmëmaratona e tetë ndërkombëtare në rrugë. Shqipëria është përfaqësuar në maratonën e kryeqytetit të Kosovës vetëm me atletin e Skënderbeut, Ilir Këllëzi. Ai konkurroi në gjysmëmaratonën 5 kilometra. Midis 49 pjesëmarësve në këtë aktivitet ndërkombëtar, Këllëzi është renditur në vendin e katërt, një rezultat i lartë për këtë sportist. Në vitin 2006, në po të njëjtën maratonë, ky sportist është renditur i gjashti, në 2007 i pesti dhe tashmë në 2008 ka dalë i katërti. Koha e realizuar prej tij në maratonën e këtij viti ishte 12'29"46, një kohë relativisht mjaft e mirë. Në Prishtinë, përkrah Këllëzit kanë garuar edhe sportistë të tjerë nga Kosova, Maqedonia, Bullgaria, Franca, Spanja dhe SHBA-ja. Ky ka qenë suksesi më i fundit i atletikës shqiptare, ndërkohë që këtë të diel, më 11 maj, Ilir Këllëzi do të marrë pjesë në një tjetër aktivitet ndërkombëtar, këtë herë në maratonën e Shkupit. Një vit më parë, në këtë aktivitet, ky sportist është renditur në vendin e parë, duke merituar medaljen e artë, ndërkohë që për vit synimet janë të njëjta, për t'u renditur në vendin e parë. Në lidhje me këtë aktivitet të radhës, trajneri i sportistit, Juxhin Çili, u shpreh: "Këllëzi ka arritur gjatë këtyre ditëve një rezultat vërtet të lartë, sepse të renditesh në vendin e katërt, midis 49 pjesëmarrësve, nuk është pak. Në Prishtinë koha që ka dhënë Këllëzi ka qënë afërisht dy minuta më e mirë se kohët e tjera dhe ky është një përmirësim i dukshëm i tij. Shpresojmë që në garën e Shkupit, ditën e diel, të ketë një tjetër rezultat të lartë, por mbi të gjitha do të pretendojmë të marrim përsëri medaljen e artë. Edhe në Shkup do të jetë e njëjta garë si në Prishtinë ajo e 5 km dhe do të ketë sërish pjesëmarrje të madhe nga shumë shtete.

Leonard TREBICKA


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008