Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Kush është lojtari i vitit te Juventusi?

Nga shtypi i huaj
10-05-2008

 

Nga Karlo Garganeze

1) Xhanluixhi Bufon: Ekziston një mendim mitik se portierët më të mirë janë ata që kanë bërë pritjet më të mira. Më të mirët janë ata që nuk u jepet mundësia të bëjnë nga këto pritje, sepse kanë sensin e duhur të pozicionimit, komunikimit, organizimit të mbrojtjes dhe të kuptimit të lojës. Kjo është ajo që e ndan Bufonin nga portieri i Realit të Madridit, Iker Kasijas. Portieri i Juventusit ka zhvilluar një tjetër sezon inspirues dhe është shfaqur shumë impresionues, sidomos në fazën e parë.

2) Xhorxho Kielini: Duket e pabesueshme që drejtori sportiv i Juventusit, Alesio Seko, ka dashur ta shesë te Mançester Siti në fillim të sezonit. 23‑vjeçari ka qenë një kolos i vërtetë në zemër të mbrojtjes bardhezi, sidomos në partneritet me Legrotalien, edhe ky mjaft i rëndësishëm për mbrojtjen. Kielini përfaqëson shpirtin luftarak të "Zonjës së vjetër", e mishëruar në shprehjen "kurrë mos u dorëzo". Ai gjithmonë jep zemrën në fushën e lojës. Ai e fitoi zemrën e tifozëve juventinë sidomos në duelet me Zlatan Ibrahimoviçin, duke e "asgjësuar" në të dy takimet.

3) Mauro Kamoranezi: lojtari i krahut, i lindur në Argjentinë, ka luajtur në vetëm 20 ndeshje të Serisë A, por ai është shfaqur plot klas në të gjitha takimet që ka luajtur. Shumë njerëz mendojnë se në lojën e mesfushës së Juventusit impaktin më të madh e ka dhënë ardhja e Momo Sisokos, por, për mendimin tim, është loja plot finesë e Kamoranezit ajo që ka ndikuar më shumë në cilësinë e këtij reparti. Në 5 ndeshjet e fundit 31‑vjeçari ka dhënë 9 asiste për gol, duke përfshirë tre të tillë në ndeshjen me Milanin, që u fitua 3‑2 nga bardhezinjtë. Loja e Kamoranezit i jep më shumë krijimtari mesfushës. Po të kishte pasur mundësi t'i luante të gjitha ndeshjet, ndoshta Juventusi mund të shpallej kampion i Italisë. Ai ka arritur të shënojë 5 gola, një në çdo katër ndeshje, dhe shumica e golave të shënuar kanë qenë decizivë për rezultatin përfundimtar. Kujtojmë golat kundër Interit si dhe atë të barazimit në fitoren me Udinezen.

4) Alesandro Del Piero: "Djali i artë" po kalon formën më të mirë fizike dhe ndoshta ka luajtur sezonin më të mirë që pas 1997‑98-s. 33‑vjeçari pati probleme në fillim të sezonit deri në muajin nëntor, por që pas këtij momenti i hodhi pas krahëve vitet e shumta të karrierës. Ai është golashënuesi i dytë më i mirë i Serisë A, me 18 gola, dhe gjatë muajve të fundit ai është paraqitur më mirë se çdo sulmues tjetër në gadishull. Forma e tij e shkëlqyer ka ndikuar edhe te trajneri i kombëtares, Roberto Donadoni, i cili duhet të mendohet sërish për grumbullimin e Del Pieros në kombëtare për Euro 2008.

5) David Trezege: Ndërsa Del Piero do të jetë në Austri dhe Zvicër, shoku i tij i sulmit te Juventusi, David Trezege, do të jetë me pushime. E pabesueshme sesi Rajmond Domenek tregohet kaq fëminor në vendimet e tij, duke lënë jashtë listës së kombëtares një futbollist që e ka në ADN golin, teksa deri tani ka shënuar 19 herë në 33 takime, ndër të cilët vetëm një me 11‑metërsh. Është e qartë se Henri dhe Trezege nuk mund të luajnë së bashku në të njëjtin formacion, por nëse do të më duhej të zgjidhja, ky i fundit do të kishte më shumë shanse.

Vota ime: Kjo është një zgjedhje e vështirë, sepse ky çmim mund t'i jepet cilitdo prej këtyre futbollistëve. Nëse Kamoranezi do të kishte luajtur disa ndeshje më shumë, këtë çmim do t'ia jepja atij, sikurse më vë në dyshim forca e mbrojtjes me Bufonin dhe Kielinin. Ndërsa në dyshen Trezege‑Del Piero, do të zgjidhja "Djalin e artë". Ai provoi se shumë analistë e patën gabim për të në fillim të sezonit dhe këtë mund ta bëjë edhe gjatë Euro 2008‑s.


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008