Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Tirana Vllaznia, një finale me shumë fytyra

10-05-2008

 

Nga Ervin Sina

Mund të kishte qenë një finale shumë më e bukur. Mund të kishte pasur ndoshta më shumë rivalitet. Mund të kishte pasur një numëredhe më të madh sportdashësish në stadium, ashtu siç kishin parashikuar edhe gazetarët në media. Gjithçka mund të kishim menduar në lidhje me finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllanizë, me përjashtim të një aspekti që çdokush do të kishte vendosur bast para ndeshjes: që Tirana në të vërtetë nuk do të sillej si Tirana në fushën e lojës. Këtë edhe me skeptiku nuk do ta kishte vënë në diskutim. Jo sepse Tirana është aktualisht ndër forcat më të mëdha të futbollit shqiptar, e për më tepër jo sepse sezoni që kjo skuadër ka zhvilluar ka qenë vërtet për t'u harruar, por sepse të gjithë kishin shpresuar se në një takim kaq të rëndësishëm bardheblutë, të ndihmuar edhe nga lojtarët me më shumë eksperiencë që kishin në formacionin e tyre, do të tregonin një nivel shumë më të pëlqyeshëm në fushën e lojës. Të paktën të kishte ndodhur vetëm kaq, pasi rezultatin në fund të fundit do ta vendoste fusha e lojës. Për më tepër, kundrejt një Vllaznie të uritur dhe shumë herë më të mobilizuar përballë "zonjës së vjetër" të futbollit shqiptar. Duke u futur më në brendësi të kësaj sfide, përtej rezultatit dhe fitores më se te merituar të Vllaznisë, më lanë përshtypje shumë episode, brenda dhe jashtë fushës së lojës, që nuk kisha se si të mos i shkruaja dhe t'i komentoja në këtë faqe:

1‑ Vllaznia. Nëse do të më duhej t'i vija një notë kësaj skuadre, do të thoja që meriton maksimumin, pra notën dhjetë. Një skuadër që besonte verbërisht te suksesi dhe kjo dukej qartë edhenë ditët që skuadra qëndroi e grumbulluar në Elbasan. Të gjithë të preokupuar për të ndjekur hap pas hapi udhëzimet e trajnerit Haxhiosmanoviç. Pak premtime dhe shumë besim në arritjen e suksesit. "Suksesi nuk varet nga emrat, por nga ajo që do të japim në fushën e lojës." Kjo ishte shprehja që munda t'i shkëpus kapitenit Grima të martën pasdite, teksa portieri i Vllaznisë, ashtu, i lagur nga shiu, po hipte në autobuzin e skuadrës pas stërvitjes së zhvilluar në "Ruzhdi Bizhuta". Dhe, në fakt, ashtu ndodhi. Përtej emrave dhe individëve, tek Vllaznia triumfoi kolektiviteti dhe vendosja shumë e mirë taktike në fushën e lojës, elementë shumë të rëndësishëm në futbollin modern. Nëse Tirana në pragndeshje ishte favoritja e madhe dhe kuqeblutë fituan me shifrat 2-0, atëherë kësaj skuadre është vërtet për t'i hequr kapelen. Bravo Vllaznia!

2‑ Tirana. Me përjashtim të 25‑30 minutave të para të lojës, më tej nuk ishte kurrsesi një skuadër. Më bëri përshtypja një tifoz shkodran, i veshur i tëri kuqeblu, i cili para golit të dytë të Sukajt do të shprehej: "Tirana është e frikshme, në pjesën e dytë do ta kemi tmerrësisht të vështirë". Në fakt, shumë prej nesh e menduan një gjë të tillë, sepse, në fund të fundit, mjaftonte të tregoje vetëm fanellën bardheblu për t'i bërë më shumë rivalitet Vllaznisë sesa bënë lojtarët e Tiranës në pjesën e dytë. Kjo Tiranë, përveçse doli e turpëruar nga ky sezon, përveçse nuk mund të jetë në kupat e Europës, duhet mbi të gjitha të rifitojë identitetin dhe nderin e humbur në këtë finale.

3‑ Organizimi i ndeshjes. Një nga pikat për të cilat nuk diskutohet shumë pas një finaleje të tillë, por që ka pa diskutim një rëndësi të veçantë. Elbasani konfirmoi edhe një herë se "Ruzhdi Bizhuta" është një impiant për të mos u neglizhuar. Për më tepër, drejtuesit e këtij klubi, me në krye shefin e klubit elbasanas Artin Kovaçi, janë kujdesur na maksimum jo vetëm për gjendjen e stadiumit, por edhe për problemet e tjera që lindin në ndeshje të tilla. Por prapa nuk mbetet edhe Federata Shqiptare e Futbollit, e cila bëri zgjedhjen e duhur për stadiumin dhe u kujdes që gjithçka të shkonte në mënyrën më të mirë.

4‑ Tifozëritë. Pa diskutim, shembulli më i mirë i finales së ditës së mërkurë. Nëse në Lushnjë dy vite më parë numri i sportdashësve arrinte në 4500 deri në 5000 vetë, në të njëjtën finale në "Ruzhdi Bizhuta" ishin të pranishëm gati 7000 apo pak më shumë sportdashës. Një dekor shumë i bukur nga të dyja kampet, "fair-play" dhe mbi të gjitha respekt për kundërshtarët (e treguan Tirona Fanatics, kur shkodranët u afruan pranë tyre pas ndeshjes). Një notë e ndarë mes pozitives dhe negatives për sportdashësit shkodranë. Ishin të shumtë në numër, madje krijuan një atmosferë shumë entuziaste, por hera-herës e humbën fillin, duke sharë në kor Tiranën. Natyrisht, inatet e vjetra nuk kishin sesi të liheshin mënjanë.

Ishin këto pra fytyrat e kundërta të një finaleje emocionuese, të një finaleje, e cila, gjithsesi, përpos triumfit të merituar të ekipit shkodran, do të mbahet mend më shumë për zhgënjimin bardheblu, i cili tani jo vetëm që është zyrtar, por mbi të gjitha ka ulur poshtë, shumë poshtë, traditën e madhe të një klubi që nuk mund të injorohet në këtë mënyrë nga futbollistët apo edhe stafi teknik.


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008