Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Grushtet e shkodranëve, 5 javë dënim.. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën Valentin"

E.TUFA
15-02-2008

Trajneri i Mançester Sitit kërkon me çdo kusht që të rikthehet te dashura e tij "historike"

Janë parë sërish bashkë, Sven Goran Erikson dhe e dashura e tij historike, Nensi Del'Olio. Këtë gjë e ka bërë të ditur e përditshmja britanike "Daily Mirror", e cila ka treguar për një mbrëmje mes tyre në suitën e hotel "Eduardian", që ka kushtuar 400 euro. Ndërkohë, avokatja italiane është befasuar nga vëmendja e madhe e gazetave britanike. Këtë gjë ajo e ka vënë re të nesërmen, kur ka parë që e prisnin disa prej përfaqësuesve të këtyre mediave dhe fotografë të ndryshëm, ndërkohë që Sven Goran Erikson ishte larguar nga hoteli dy orë përpara. Sipas miqve të trajnerit të Mançester Sitit, ai është duke bërë të pamundurën për t'u rikthyer sërish përkrah saj, pasi më parë ka jetuar rreth 9 vjet. Duket se pas flirteve që ka pasur me Ulrika Xhonson dhe Faria Alam, Erikson ka zgjedhur ditën e Shën Valentinit për të bindur Nensin për ndjenjat e tij. Dhoma e hotelit ka qenë e mbushur me trëndafila dhe përpara se ajo të shkonte atje, ai kishte kaluar te dyqani i "Bvulgarit" për të blerë një "çmenduri" me diamante, që kushtonte 130.000 euro. "Sven e ka kuptuar gabimin që ka bërë, - ka thënë Del'Olio për mediat. – E ka kuptuar që Nensi është dhe do të jetë gjithmonë."

 


Lajme te ngjashme

Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008