Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Ranieri: Do të ishte kulmi nëse humbnim

12-05-2008

 

Trajneri i Juventusit Klaudio Ranieri e ka përshëndetur për këtë vit stadiumin "Olimpiko". Bardhezinjtë e mbyllën sezonin në shtëpi, me një barazim ndaj Katanias. Një rezultat, që pavarësisht nga rendimenti sezonal, nuk e bën të kënaqur Ranierin: "Ne u përpoqëm të shënonim që nga fillimi e deri në fund, duke krijuar të paktën katër raste për gol, por porta ishte "e mallkuar", - tha ai. - Megjithatë, në fund, arritëm të barazojmë me Del Pieron. Dhamë maksimumin, siç kemi bërë gjatë gjithë vitit. Djemtë meritojnë vlerësime, sepse zhvilluan një kampionat të shkëlqyer. Nëse do të humbisnim, do të ishte kulmi, atë ndeshje duhej ta fitonim ne. Titulli? Për fat të keq e humbëm 'trenin' në momentin e duhur". Trajneri bardhezi shikon para dhe flet për merkatën: "Amauri? Është një djalosh serioz, i zoti, që mund të luajë mirë me sulmuesit e tjerë të organikës që kemi. Vitin e ardhshëm duhet të luajmë në tri veprimtari, ndaj do të na ndihmonte. Sidoqoftë, janë gjëra që i takojnë klubit." Në fund, një mendim për Pavel Nedvedin. Çeku e nisi ndeshjen nga stoli, duke ia lënë vendin e titullarit Paladinos. Është një zgjedhje edhe në aspektin e së ardhmes? Absolutisht sipas Ranierit: "Ishte e drejtë të luante Paladino dhe, në fund, të aktivizoja Pavelin, kështu do të ishte më e lehtë për të. Sot (dje) duhej një mirënjohje edhe për Rafaelen, sepse është përkushtuar gjatë gjithë sezonit."

Del Piero dhe merkato - Alesandro Del Piero shënoi edhe dje kundër Katanias, duke arritur në kuotën e 19 golave, aq sa Borielo e Trezege. "Kur zbres në fushë, nuk e bëj vetëm që të shënoj, përpiqem të jem një futbollist i plotë, të bëj gjërat e duhura në çdo pjesë të fushës. Arrij të shënoj, madje shumë, më gëzon shumë, sepse rrit nivelin e paraqitjes sime, por roli im nuk është ai i sulmuesit të parë. Merkato? Projekti i klubit duhet të llogarisë historinë dhe emrin e Juventusit. Ne kemi shumë, ndaj pres që të bëhen të gjitha lëvizjet e duhura për ta përforcuar këtë skuadër. Nedved? Nuk ka zgjedhje tjetër veç konfirmimit. Është shumë i fortë dhe në formë."


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008