Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Ançeloti pret një "dhuratë" nga Torino

12-05-2008

 

Karlo Ançeloti, në një farë mënyre, duhet të ketë pyetur: Po çfarë ka Napoli kundër nesh? Çfare gjëje të keqe i kemi bërë? Shumë i fortë për këtë Milan. Po, sepse Milani i parë dje në "San Paolo" ishte shumë i vogël... Çfarë ankthi! Shumë e fortë skuadra e Rejës që ka fituar ndaj të gjithë "big"-ëve, (me përjashtim të Romës, duke thyer respektivisht Interin, Juven e Milanin).

Dhe tani, Fiorentina është sërish para. Me 90-të minuta nga fundi. Një finale "e frikshme", nga ato që të bien infarkt. Ançeloti në këtë aspekt pret nga zemra e Torinos, (e shpëtuar dhe e qetë), një paraqitje dinjitoze, pikërisht siç bëri Napoli, (i shpëtimtar dhe i qetë), kundër Milanit të tij. Duke bërë një llogari, nëse kuqezinjtë do të mundin, të dielën që vjen, Udinezen, dhe vjollcët, të barazonin në "Olimpiko" të Torinos, do të ishte sërish një sukses dhe para së gjithash, një kualifikim në Champions, sepse siç dihet, me pikë të barabarta, do të festonte skuadra kuqezi, pasi ka fituar në ndeshjet direkte me vjollcët.

Megjithatë, figura e keqe e bërë dje në "San Paolo", nuk mund të fshihet. Të shpëtosh një lojtar milanist për lojën e djeshme, do të ishte "një mrekulli". "Ata ishin vërtet të zotë, ne luajtëm shumë dobët", pranon trajneri i Milanit pas ndeshjes, që, ndër të tjera, të dielën që vjen, duhet të luajë edhe pa Gatuzon e Nestën, për pezullim pas ndëshkimeve të djeshme me kartonë të verdhë. Por trajneri kuqezi ruan qetësinë: "Do të stërvitemi siç kemi bërë javën e shkuar, tani nuk do të varet gjithçka nga ne, - vazhdon ai, - duke iu referuar verdiktit të ndeshjes Torino-Fiorentina, për Europën, që ka rëndësi. - Napoli ka bërë një paraqitje të shkëlqyer, e përsëris, ndërsa ne luajtëm dobët. Renditja është vështirësuar: shpresojmë që të fitojmë me Udinezen dhe të presim po ashtu suksesin e Torinos ndaj Fiorentinës."

Më pas, Ançeloti flet më në detaje: "Vuajtëm vendosmërinë e Napolit në fillim, pastaj u rikthye ekuilibri, por me golin në kundërsulm që na shënuan, shkatërruam gjithçka. Duhet të përpiqemi të fitojmë ndeshjen e fundit dhe do të bëjmë gjithçka: kjo është detyra jonë, nuk duhet të mendojmë për gjëra të tjera." Për sa i përket "play-off"-it në fushë, por edhe në rezultat, nga ana e napoletanëve, Ançeloti është i sinqertë teksa thotë: "Është një sinjal pozitiv për sportin, të gjitha ndeshjet luhen deri në fund dhe kjo e bën më të bukur kampionatin", - shtoi ai, duke imagjinuar një Torino luftarake, e gatshme të luftojë me "armatën" vjollcë. Dhe Ançeloti largohet, duke menduar për fjalët e presidentit torinez, Urbano Kairo, pas fitores ndaj Livornos: "Është vendimtare që ne do të luajmë sportivisht deri në vdekje me Fiorentinën. Jemi gjyqtarë të luftës për Champions. Do të japim gjithçka në fushë."

Erion ABULE


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008