Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Interi nga festa në ankth, Roma ëndërron

12-05-2008

 

Nuk pati asnjë festë. Në San Siro ndodhi befasia: Interi barazoi në shtëpi ndaj Sienës, duke shpërdoruar, në mënyrë të pabesueshme, një mundësi të artë për t'u shpallur kampion. Roma mundi Atalantën 2-1 në Olimpiko, duke e zvogëluar kështu distancën në një pikë. Kampionati, kundër çdo parashikimi, do të vendoset në javën e fundit. Në zonën Champions, Fiorentina mundi Parmën 3-1 dhe kapërceu Milanin, (u mund në Napoli me të njëjtin rezultat). Juventusi barazoi në fushën e tij ndaj Katanias 1-1, përmes një goli shumë të rëndë të Del Pieros, 1 minutë përpara përfundimit. Në javën e fundit luhet: Parma‑Inter dhe Katania‑Roma. Emilianët dhe siçilianët janë në luftë të plotë për shpëtimin. Me pak fjalë, në këtë pikë, gjithçka mund të ndodhë.

ZHGËNJIMI INTER ‑ Në San Siro ishte gjithçka gati për festën dhe ndeshja nisi mjaft mirë, pasi zikaltrit kaluan në epërsi me anë të Vieirasë, por goli i Makarones, në minutën e 30-të, e zbehu menjëherë entuziasmin. Në fundin e pjesës së parë mbërriti goli i Balotelit dhe entuziasmi u ngrit sërish në qiell, në fushë dhe nëpër shkallët e stadiumit. Vetëm se, në minutën e 69-të, ja që mbërriti dushi i ftohtë: një gjuajtje e Kharzhasë nga jashtë zonës përfundoi në njërën qoshe të portës. Interi u shokua, por u mundua të reagonte menjëherë, por pa shumë shkëlqim. Dhe përpara syve të Masimo Moratit, i cili dukej jashtëzakonisht shumë i tronditur, në minutën e 78-të, Marko Materaci gaboi një penallti. Sulmet vazhduan deri në minutën e 94-të, por pa rezultat. Do të vendoset gjithçka në javën e fundit ndaj Parmës, një skuadër e cila duhet të fitojë medoemos, për të qëndruar në kategori.

SHPRESA E ROMËS ‑ Ndërkohë që Interi kafshonte duart, Roma vazhdon të shpresojë, pasi bëri detyrën e saj ndaj Atalantës. Verdhekuqtë kaluan në avantazh me anë të Panuçit i cili devijoi në rrjetë një goditje dënimi të Sisinjos. Olimpiko festoi, por shpërtheu 8 minuta më vonë, kur Makarone shënoi golin e 1-1-shit për Sienën, në fushën e Interit. Në pjesën e dytë, verdhekuqtë, edhe pse e ulën goxha ritmin, arritën të shënojnë edhe golin e dytë, falë një goditje të shkëlqyer dënimi të De Rosit, ndeshja në Olimpiko u mbyll në atë pikë dhe goli i Belinit në fund shërbeu sa për statistikë. Vëmendja ishte e gjitha në San Siro dhe, kur Maningeri i priti penalltinë Materacit, publiku kaloi në delir nga gëzimi.

ZONA CHAMPIONS ‑ Në luftën për vendin e katërt, Fiorentina mundi Parmën dhe, 90 minuta përpara përfundimit të kampionatit, ia kalon Milanit. "Djalli", pa asnjë forcë në Napoli, tani ndodhet 2 pikë larg vjollcëve dhe rrezikon të kënqet me Kupën UEFA.

BARAZIMI I JUVES ‑ Vendimtar, për luftën për titull dhe për atë për shpëtim, ka qenë rezultati i Juves që barazoi 1-1 në fushën e saj ndaj Katanias. Goli i Del Pieros, një minutë përpara fundit, e ka rivënë në diskutim shpëtimin e Katanias dhe ka rindezur shpresat e Parmës. Emilianët dhe siçilianët, (i ndajnë vetëm dy pikë, në favor të këtyre të fundit), do të ndeshen në javën e fundit, pikërisht me Interin dhe Romën.

LIVORNO BIE NGA KATEGORIA ‑ Në fundin e renditjes, verdikti i parë është rënia e Livornos në kategorinë e dytë, pas humbjes së brendshme ndaj Torinos. Të kuqërremtët kanë shpëtuar dhe e njëta gjë vlen dhe për Kaljarin dhe Rexhinën. Për të mësuar se cilat do të jenë dy skuadrat e tjera mes Empolit, Parmës dhe Katanias që do ta shoqërojnë Livornon në Serinë B, duhet pritur java e ardhshme.

Sokol KONDI


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008