Parma
Hektor Kuperi ka përjetuar një të dielë plot vuajtje. Parma u gjend në Serinë B, për shumë minuta. Më pas, atë e "shpëtoi" goli i Del Pieros ndaj Katanias. Verdheblutë mund të qëndrojnë në kategori, nëse e mundin Interin në javën e fundit të kampionatit dhe nëse Roma fiton ndaj Katanias. Sipas këtij skenari, i bie që, Kuperi t'i heqë nga duart titullin ish-skuadrës së tij: "I kemi ende mundësitë të shpëtojmë, por varet edhe nga rezultati i Romës. Nuk e mendonim se në javën e fundit mund të vendoseshin kaq shumë gjëra. Ne duhet t'ia dalim mbanë për veten. Të shohim se çdo të ndodhë të dielën."