Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Zikaltrit: Xherrardi jo, Hlebi po!

10-05-2008

 

"Mision i pamundur!" Marrja e Stiven Xherrardit nga Liverpuli do të mbetet ëndërr për këdo, përfshi edhe Interin. Në fakt, gjatë orëve të fundit doli lajmi për një ofertë të bërë nga ana e klubit zikaltër për kapitenin e të kuqve: 25 milionë sterlina (rreth 32 milionë euro), të cilat u rikthyen pas nga ana e klubit anglez. Nuk do të bëhet gjë: ylli anglez nuk do të lëvizë nga Liverpuli, ku dëshiron të fitojë Premier Ligën e parë të karrierës së tij të jashtëzakonshme. Xherrardi jo, ndërsa Hlebi po! Në fakt, Nikolai Shpilevski, agjenti i mesfushorit bjellorus, ka pohuar se ndodhet një hap larg arritjes së marrëveshjes me Interin. Me përjashtim të ndonjë të papriture, Hlebi (është i pezulluar) do të mungojë në transfertën e fundit sezonale (në fushën e Sanderlendit) për të shkuar në Milano, ku do të takohet me drejtuesit e klubit zikaltër. Pra, nënshkrimi është çështje minutash, pavarësisht nga këmbëngulja e Vengerit, i cili, pas Flaminisë (përfunoi te Milani). Në këtë mënyrë, do të humbasë edhe Hlebin. Kostoja e çështjes vërtitet rreth 14 milionë euro. Për bjellorusin është gati një kontratë 4-vjeçare me nga 3,5 milionë euro në sezon. Nga Spanja, sakaq, mbërrijnë zëra lidhur me interesimin e Interit për David Silvën, anësorin e majtë 22-vjeçar të Valencias. Klubi spanjoll ka disa muaj që po has shumë vështirësi ekonomike, ndaj në verë mund të shesë futbollistë.

Morati - Kualifikimi në finalen e Kupës së Italisë, ku Interi do të ndeshet me rivalët e zakonshëm të Romës, duket se e ka risjellë qetësinë në kampin zikaltër, pas polemikave verbale midis Moratit dhe Mançinit, pas derbit. "Po e përjetojmë këtë pritje në mënyrë të qetë, sepse futbollistët e dinë se çfarë duhet të bëjnë, ndaj po presim me qetësi." Një qetësi, të cilën një shtyrje e mundshme e fitimit të titullit për në javën e fundit, në rast se nuk arrihet fitorja ndaj Sienës, do ta trazonte, duke parë emrin e ekipit që do të ketë përballë Interi. Një emër që i shkakton drithërima Moratit, kur e kujton: "Jo, të mos presim javën e fundit, ju lutem! Nuk do të më pëlqente që të luftonim për gjithçka ndaj Kuperit...". Interi u duk shumë nervoz ndaj Lacios, por presidenti u mor me anën pozitive: "Mesa duket, Mançini i kishte nxitur aq sa duhej lojtarët dhe më pëlqyen të gjithë".


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008