Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Baloteli qan Olimpiadën: Ligj i padrejtë!

10-05-2008

 

Sulmuesi 17-vjeçar i Interit, Mario Baloteli, është i sigurt: "Ligji italian është i padrejtë dhe duhet ndryshuar!". Ai sulmon burokracinë që e pengon të jetë qytetar italian derisa të jetë në moshë madhore. Duke folur interisti, që ka lindur në Palermo nga prindër ganezë dhe që më pas është adoptuar nga një familje breshiane, tha se ligji e ka bërë ta ndiejë veten "si qytetar të dorës së dytë". Baloteli do të jetë 18 vjeç në gusht, por nuk mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit, sepse, në bazë të ligjit, ai nuk është ende qytetar italian. Dhe për këtë i vjen shumë keq. "Edhe pse kam lindur këtu, ligji nuk ma njeh ende qytetarinë. Kjo më duket një padrejtësi e madhe. Ky ligj duhet ndryshuar!"

Në fakt, Baloteli ka lindur më 12 gusht të 17 viteve më parë nga prindër nga Gana, por, sipas ligjit italian, duke qenë se ka lidhje gjaku me ta, djaloshi gjatë këtyre viteve nuk ka mundur të bëhet automatikisht qytetar i Italisë.

"Mario është ndjerë i diskrimunuar, për faktin se nuk njihet si qytetar italian, dhe se nuk mund të marrë as dokumentet, - pohoi nëna e tij Silvia. -Ai nuk ka mundur të udhëtojë jashtë Italisë, qoftë edhe për arsye familjare (vëllezërit e tij Korrado dhe Xhiovani, si dhe motra Kristina, gazetare e Radio 24, dalin shpesh jashtë Italisë), qoftë për angazhime sportive, sepse nuk ka mundur të marrë pjesë nëpër turnetë futbollistikë jashtë Italisë, si shokët e tij, dhe i është dashur ta refuzojë kombëtaren Under 15."

Tani Baloteli nuk mund të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Pekinit. Kaziragi nuk mund ta grumbullojë, sepse deri në gusht ai është ende minoren. "Edhe në këtë rast, - vijoi nëna e tij, -pengesa e vetme ka qenë qytetaria, të cilën do ta marrë shumë vonë." Por Mario Baloteli e konsideron veten 100% italian; miqtë e tij janë breshianë dhe, po ta dëgjosh të flasë, kuptohet edhe theksi i dialektit lombard. Në fakt, ëndrra e tij do që të luajë me fanellën "axurre" dhe të fitojë Botërorin.

"E kam refuzuar ftesën e federatës ganeze, - rrëfeu ai, - sepse dëshiroj të vesh fanellën 'axurre'. Kam lindur dhe kam jetuar gjithnjë në Itali, ndaj ndihem qytetar italian." Baloteli foli edhe për idhujt e tij: "Në Botëror më bëri shumë përshtypje Materaci me golat e tij. Nuk e kisha imagjinuar kurrë se një ditë do të kisha mundur të luaj me një kampion si ai". Por idhulli i tij është Ronaldo. Lidhur me pyetjen se kush është më i fortë midis atij dhe Patos, Baloteli u përgjigj: "Jemi që të dy të fortë, por jemi edhe shumë ndryshe. Do të më pëlqente shumë të luaja me të".

Sokol KONDI


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008