Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Maradona: Titullin e merr Interi!

10-05-2008

 

"Peleja ka thënë se duhet të m'i heqin trofetë?! Le të merret me djalin e tij, përpara se të flasë për mua!" Diego Maradonës nuk i ka ardhur mirë për fjalët e "O Rei"-t për dopingun. Diego mbërriti të enjten në orën 18.15 në Bolonjë, por, përpara se të hipte në veturën e mikut të tij Salvatore Banji lëshoi gjithë helmin ndaj rivalit të përhershëm. Ai mbërriti me aereoplan nga Madridi dhe dukej i lodhur, kishte zgjatur mjekrrën, por në përgjithësi ishte në formë. "Unë përpiqem të jem gjithnjë në formë," tha ai, pasi i ngriti lart syzet e diellit, i rrethuar nga tifozët kuriozë, kur madje e ndiqnin edhe "hienat".

RONALDINJO - Diego ka marrë një ftesë për "Ndeshjen e Zemrës", që do të luhet të hënën; Andrea Mingardi i dhuroi fanellën numër 10 të kombëtares së këngëtarëve, si dhe topin. Diego nuk filloi ta xhonglonte, por u mor me anën e folur të futbollit. "Kush është lojtari më i fortë në botë? Tani më i forti nga të gjithë është Ronaldinjo, të tjerët i vijnë nga pas!" Diego nuk rreshti së dhëni autografe. "Më bëhet qejfi që kam ardhur sërish në Itali, -tha ai, - dhe natyrisht që do të mund të luaj sërish futboll, por mbi të gjitha për bamirësi. E rëndësishme është që të ketë top..." Më pas, ai do të qëndrojë në shtëpinë e Banjit dy ose tri javë.

INTERI - Diego foli edhe për Lojërat Olimpike ("Kjo situatë që po përfshin Tibetin është e rëndë"). Më pas ai preku argumentin "Napoli" ("Soza do të largohet? Ai është lojtar i madh, ashtu sikurse edhe Laveci"), dhe më pas u përqendrua te Seria A. "A e meriton Interi titullin? E thotë fusha se kush e meriton. Kush luan më mirë mes Romës dhe Interit? Roma, por Interi di të jetë cinik, më i vendosur, më i fortë. Zikaltërve u mjafton një rast për të shënuar, ndërsa Romës i duhen katër ose pesë."

PO, DEL PIEROS - U fol edhe për çështje jashtë fushës. "Kasano dhe Ronaldo? Janë lojtarë të pabesueshëm; ajo që bëjnë në jetën private është puna e tyre. Ronaldo mbetet gjithnjë lojtar i madh. Askush nuk mund ta gjykojë me të vërtetë jetën e tij private. Ato që bën Kasano janë vetëm punë e tij." Po Italia, si do të paraqitet në Europian? "Për nga tradita dhe forca, - tha Maradona, - Italia është një skuadër që nuk mund të mendojë të dalë e treta: ajo duhet të shkojë në çdo veprimtari vetëm për të fituar." Ai shprehu mendim të favorshëm edhe për Del Pieron. "Sigurisht që, po të isha unë, do ta merrja në Europian. Një lojtar të tillë do ta doja gjithnjë në skuadrën time. Janë raste të rralla që lojtarë si si të vazhdojnë të luajnë në nivele kaq të larta prej 13 vjetësh. Unë nuk dua të bëj rolin e sponsorit për asnjë, por Del Piero e meriton të thirret në Europian."

Sokol KONDI


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008