Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Derbi në "bardhësi", Partizani më i kënaqur

12-05-2008

 

U-19

Zona veriore

Java 26(11.04.2008)

Besëlidhja - Ada2-4

Burreli - Shkëndija T.1-3

Laçi - Kastrioti5-1

Vllaznia - Dajti1-0

Renditja

1. Vllaznia196152-1363

2. Ada186270-1860

3. Shkëndija T.192570-1959

4. Dajti95937-3132

5. Laçi911332-4628

6. Besëlidhja621429-3620

7. Kastrioti331627-6712

8. Burreli112320-804

Java 27(18.05.2008)

Dajti - Laçi

Kastrioti - Burreli

Shkëndija T. - Besëlidhja

Ada - Vllaznia

Zona jugore

Java 26(11.05.2008)

Flamurtari - Skrapari(nuk u zhvillua)

Tomori - Apolonia2-0

Luftëtari - Naftëtari2-0

Bylis pushim

Renditja

1. Tomori164444-1652

2. Flamurtari144139-1346

3. Apolonia143656-2744

4. Luftëtari131828-2241

5. Naftëtari115637-3138

6. Skrapari11175-474

7. Bylis102012-503

Java 27(18.05.2008)

Naftëtari - Apolonia

Tomori - Flamurtari

Skrapari - Bylis

Luftëtari pushim

Zona juglindore

Java 26(11.05.2008)

Pogradeci - Bilisht Sport2-0

Sopoti - Lushnja1-3

Elbasani - Gramshi2-0

Skënderbeu - Turbina4-0

Renditja

1. Elbasani214160-1567

2. Lushnja182657-1956

3. Skënderbeu142849-3644

4. Turbina941244-5731

5. Bilisht S.921532-4729

6. Pogradeci761335-4727

7. Gramshi831622-4327

8. Sopoti412020-6213

Java 27(18.05.2008)

Turbina - Elbasani

Gramshi - Sopoti

Lushnja - Pogradeci

Bilisht Sport - Skënderbeu

Zona qendrore

Java 26(11.05.2008)

Dinamo - Partizani0-0

Shkëndija D. - Shkumbini2-2

Erzeni - Teuta2-2

Tirana - Besa2-0

Renditja

1. Teuta167356-2555

2. Partizani139440-1148

3. Dinamo146637-2148

4. Shkumbini1241039-4340

5. Tirana881032-2735

6. Shkëndija D.871041-3031

7. Besa491324-4021

8. Erzeni061921-826

Java 27(18.05.2008)

Besa - Erzeni

Teuta - Shkëndija D.

Shkumbini - Dinamo

Partizani - Tirana

Shtohet rivaliteti te të rinjtë

Gara në kampionatin e të rinjve mbetet e hapur dhe gjithçka pritet të vendoset në dy ndeshjet e fundit. Pasi kanë arritur fitore, Vllaznia, Ada dhe Shkëndija e Tiranës, tashmë janë me sy nga java e 27-të. Dy të parat do të përballen mes tyre, ndërsa Shkëndija T. pritet ta ketë më të lehtë me Besëlidhjen. Ekipi i shkollës "Loro Boriçi" duket më i favorizuar, sepse nëse fiton, do ta ndihmonte çdo rezultat i mundshëm në ndeshjen Ada-Vllaznia. Ndërkohë, në zonën jugore gjërat janë më ndryshe. Tomori dhe Flamurtari e kanë konsoliduar kreun dhe me humbjen e djeshme në Berat, Apolonia ka dalë jashtë luftës për një vend në play-off. Pa dilema paraqitet edhe grupi i zonës juglindore. Elbasani dhe Lushnja kanë siguruar matematikisht një vend në play-off, kështu që në këto dy javë të mbetura do të mendojnë më shumë për ndeshjet finale, sesa kampionatin. Por ajo që bie më shumë në sy në këtë kampionat është rivaliteti në grupin e zonës qendrore, midis Partizanit dhe Dinamos, që janë me pikë të barabarta. Të kuqtë kanë një golavarazh më të mirë dhe pozicionohen në vend të dytë, ndërkohë këtë javë do të përballen në derbin tjetër me Tiranën. Por nga ana tjetër, blutë kanë një ndeshje të fortë në transfertë me Shkumbinin. Në këtë grup Teuta e drejtuar nga Albert Bozhanaj është e shkëputur në krye.

J.M.

Derbi i "frikacakëve", vetëm barazim

Dinamo ‑ Partizani0‑0

Dinamo: Myrtaj, Shehu, Peqini, Mullaj, Koçi, Çezmanlliu, Sulollari, Rica, Mino, Daja, Hasa. Trajner: B.Delia

Partizani: Xhika, Hithi, Bozho, Demaj, Mata, Agolli, Konda, Sharka, Mehja, Dashi. Trajner: M.Pelinxhi

Gjyqtarë: K.Meta, F.Mata, E.Doda (Tiranë)

Një ndeshje e shoqëruar me luftë të fortë sportive ka qenë derbi midis Dinamos dhe Partizanit. Jo vetëm rezultati ka qenë i barabartë, por tërësisht loja ishte e tillë. Në pjesën e parë të dy skuadrat do të gjejnë shtyllat përkatëse. Në fillim ka qenë Daja që ka gjuajtur bukur nga një goditje standarde dhe më pas kundërpërgjigjet Konda. Në pjesën e dytë ritmi i lojës bie disi, pasi të dy skuadrat mundohen më tepër për të mos u ndëshkuar. Dashi do të jetë i vetëm në sulmin e të kuqve, ndërsa Dinamo që duhej patjetër të fitonte, kishte më shumë forca në sulm, por pa rezultat. Nuk do të ketë gol në këtë përballje për vendin e dytë, dhe kështu skuadrat ndajnë nga një pikë, që më shumë favorizon të kuqtë e Marko Pelinxhit, që kanë një golaverazh më të mirë. Javën tjetër, Partizani luan me Tiranën, ndërsa Dinamo në transfertë me Shkumbinin.

Florian BEHLULA

Fqinjët ndajnë nga një pikë

Erzeni ‑ Teuta2‑2

Erzeni: Doda, Bici, Kasa, Hazbiu, I.Vora, Sheshja, Çela, Rakipi, Llaveshi, Tusha (Voja 15'), Nikaj. Trajner: Sh.Murati

Teuta: Naço, Lushaku, Gashi, Gjyzeli (Ziu 80'), Tepshi, Xhemali, Shkoza, Murra, Dosti (Halili 80'), Hoxha, Furxhi.

Trajner: A.Bozhanaj

Shënues: I.Vora 50', Rakipi 55' Xhemali 35', 70'

Gjyqtarë: Sh.Ziri, N.Ziri, E.Burgu (Fushë-Krujë)

Ndeshja midis fqinjëve, Erzenit dhe Teutës, pritej me mjaft interesim nga futbolldashësit. Loja nisi e shpejtë dhe me raste. Çela kalon mbrojtjen mike dhe përballë portës godet, por pret i sigurt Naço. Më pas është Murra për Teutën që godet bukur dhe portieri Doda shpëton portën nga një gol i sigurt. Gjithsesi, në minutën e 35‑të, Xhemali godet saktë, duke shënuar golin e parë. Durrsakët vazhdojnë të sulmojnë dhe Tepshi para portës godet rreptë, por përsëri është Doda që bën mrekullinë e radhës. Në minutën e 50‑të, pas një pasimi të saktë të Hasës, I.Vor me zgjuarësi shënon golin e barazimit. Erzeni është në delir, teksa arrin të kalojë edhe në avantazh, ku Rakipi me një kthesë të bukur dyfishon rezultatin. Por Teuta nuk dorëzohet. Xhemali kalon mbrojtjen dhe barazon rezultatin.

Hysen VAROSHI

Lushnja nuk fal, 3 gola Sopotit

Sopoti ‑ Lushnja1‑3

Sopoti: Lici, Deda, Mema, Asgjeta, Mekshi, Brahja, Kushi, Gjura, Brazhda, Alliu (Hasani 75'), Suli. Trajner: Xh.Karaj

Lushnja: Avdullai, Zgjana, Çemeri, Veliu, Allkanjari (Shurdhi 57'), Baze, Korreshi (Loci 70'), Loshe, Pepa, Gjika, Gega.

Trajner: A.Durri

Shënues: Brahja 72' Pepa 36', Allkanjari 53', Baze 68'

Gjyqtarë: A.Mahmuti, E.Bodeci, E.Gançi (Elbasan)

Lushnja për të rinj ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme në fushën e Librazhdit, me shifrat 3-1. Miqtë nuk e kanë pasur të vështirë të fitojnë, ndërsa ndeshja ka qenë shumë korrekte, ashtu si dhe gjykimi i treshes elbasanase. Loja u dominua krejtësisht nga lushnjarët, të cilët kanë shënuar në pjesën e parë me Pepën. Ndërsa në 45 minutat e dyta u shënuan edhe dy gola të tjerë, që mbajnë firmën e Allkanjarit dhe Bazes. Ky i fundit realizoi një gol shumë të bukur, pas goditjes nga distanca. Për ekipin e Sopotit golin e nderit e shënoi Brazhda. Me këtë fitore, Lushnja siguron matematikisht kalimin në play-off. Për librazhdasit duhet thënë se ky sezon është për t'u harruar, megjithëse nisur edhe nga lojërat e zhvilluara, nuk meritojnë të jenë në vendin e fundit.

Sokol BELBA

Shkëndija T. kalon pengesën Burrel

Burreli ‑ Shkëndija T.1‑3

Burreli: Toçi, E.Baku, Tafa, Pasha, Sina (Sala 18'), Duka, Dervishi, Alia, B.Rruci, Lika (Vani 58'), Memia. Trajner: L.Kola

Shkëndija T.: Domi, Alla, Sukaj, Laza, Mima, Gjanaj, Taku, Mersini (Bytyçi 28'), Brata, Ferra, Spahiu (Beko 49'). Trajner: K.Sterjo

Shënues: Ferra 21', Dervishi 32', Brata 53', Taku 65'

Gjyqtarë: S.Doda, E.Preloshi, B.Lika (Laç)

Shkëndija e Tiranës ka kaluar një provë të vështirë në Burrel, teksa arriti një fitore të pastër 3-1. Matjanët u përpoqën shumë për të arritur te goli, por gjuajtjet e tyre kanë qenë të pasakta. Të parët që kalojnë në avantazh janë miqtë, të cilët shënojnë me anë të sulmuesit Ferra në minutën e 21‑të. Por është Dervishi për Burrelin që arrin të barazojë shifrat. Pjesa e parë mbyllet e barabartë, ndërsa në 45 minutat e dyta foli tërësisht për Shkëndijën e Tiranës. Ekipi mik arriti të gërshetojë më mirë veprimet sulmuese. Fillimisht ka qenë Brata që ka shënuar dhe më pas Taku e ka çuar rezultatin në 1‑3 në favor të miqve, të cilët arrijnë të korrin një fitore të merituar me Burrelin. Tashmë, shpresat e Shkëndijës për një vend në paly-off mbeten "gjallë".

Avni KËRTUKA

Pogradeci "kujtohet" të fitojë

Pogradeci ‑ Bilisht Sport2‑0

Pogradeci: Shuaipi, Vila, Balliu, Hysenllari, Molla, Pojani, Ambo, Gjata, Dulellari, Lipo, Turshinka. (U aktivizuan Verushi, Bardhi, Çela dhe Bashllo). Trajner: A.Mahmutaj

Bilisht Sport: Dervishi, F.Cana, Gora, K.Mulla, Llapushi, J.Cane, Hysi, Treni, Kaprolli, Braholli, D.Mulla. (U aktivizuan Gjata, Shega dhe H.Bardhi). Trajner: K.Skoti

Shënues: Turshinka 34', Molla 53' (11‑m)

Gjyqtarë: E.Kello, F.Bylykbashi, K.Shirgu (Korçë)

Pogradeci ka mundur dje pastër 2-0 Bilisht Sportin. Ishin liqenorët që dominuan gjatë gjithë pjesës së parë, teksa u humbën mjaft raste për shënim nga Ambo dhe Lipo. Miqtë preferuan kundërsulmin, por pa mundur të mposhtin portierin vendës, pasi mbrojtësit Vila, Balliu dhe Pojani nuk lejuan hyrjen në zonë të kundërshtarëve. Goli i Turshinkës e bën edhe më të bukur lojën, gjë që u reflektua edhe me fillimin e pjesës së dytë. Molla kthen në gol një 11-metërsh, pas pengimit në zonë të Turshinkës. Liqenorët vihen plotësisht në zotërim të lojës, por në vazhdim nuk do të ketë më gola të tjerë. Pogradeci tregoi një disiplinë taktike të mirë, ndërsa Bilishti, edhe pse u mundua, nuk arriti të shënonte të paktën golin e nderit. Edhe pas kësaj fitoreje, liqenorët mbeten në vend të gjashtë.

Pëllumb STAROVA

Korçarët, "poker" me Turbinën

Skënderbeu ‑ Turbina4‑0

Skënderbeu: Lamellari (Pikuli 72'), Gega, Muharemi, Cenolli, Manoku (Hoxha 70'), Sholla, Xhoga, Xheka (Qani 46'), Stralla (Jahollari 58'), Kokona, Kita (Tairllari 70'). Trajner: Gj.Avramushi

Turbina: Miçja, Mehja (Llazari 46'), Muça, Leka, Haxhillari, Kikia (Bërdufi 80'), Kreci, Bardhi (Dobra 75'), Bajrami, Hysa, Shukle. Trajner: B.Bashalliu

Shënues: Xheka 10', Leka 14' (aut), Kokona 81', 84'

Gjyqtarë: F.Fetollari, V.Angjo (Pogradec), G.Loxe (Korçë)

Karton i verdhë: Leka

Skënderbeu i drejtuar nga Gjergji Avramushi nuk e ka diskutuar dje fitoren ndaj Turbinës. Që në fillim të ndeshjes mendon kapiteni Xheka, i cili ka shënuar një eurogol nga një goditje dënimi. Vetëm katër minuta më vonë, Kokona gjuan drejt portës dhe mbrojtësi cërrikas Leka e përcjell topin në portën e tij, duke shkaktuar autogol. Me rezultatin 2‑0 mbyllet pjesa e parë, ndërkohë që në fillimin e fraksionit të dytë goditen plot tri herë traversat, me Strallën dhe Kitën për vendësit, ndërsa Shuklen për Turbinën. Më pas është radha e sulmuesit Kokona, që në minutën e 81‑të shënon golin e parë të tij dhe të tretin për Skënderbeun. Por vetëm tri minuta më vonë përsëri Kokona vulos rezultatin në 4‑0. Turbina u tregua apatike në veprimet sulmuese dhe nuk doli asnjëherë në lojën e vet.

Leonard TREBICKA

Zhupa dhe Shane mposhtin Naftëtarin

Luftëtari ‑ Naftëtari2‑0

Luftëtari: Gërxholli, Llace, Këndella, Bizhga, Dalani (Basha 67'), Grabova, Hitaj (Lato 67'), Shehaj, Shane (Rusto 53'), Shehu (Çela 53'), Zhupa (Kozaku 59'). Trajner: Ç.Begaj

Naftëtari: Refaeli, Tabaku, Kokoshi, A.Gucaj, Domi, M.Gucaj, Velo, Dashi (Papa 64'), Pire, Zylyftari, Lica. Trajner: Ll.Tanellari

Shënues: Zhupa 6', Shane 36'

Gjyqtarë: N.Koli, D.Arapi, L.Meleqi (Gjirokastër)

Përfundimisht, në stadiumin "Gjirokastra" e gjykuan ndeshjen tri femra: Nevruze Çulli, Disola Arapi dhe Luljeta Meleqi. Ato kanë gjykuar më parë jashtë qytetit të tyre. Ndërkohë, Luftëtarit i mjaftoi pjesa e parë për të arritur fitoren. Miqtë që minutën e parë ekzekutuan këndore me anë të Pires, ndërsa Zhupa nga porta tjetër nuk arriti të shënojë, por pak me vonë nuk gabon. Këtë herë ai gjuan me kokë dhe 1‑0. Më pas është Zylyftari që kundërpërgjigjet, por fiton vetëm këndore. Pire, duke përfituar nga plogështia e mbrojtjes vëndëse, mund të barazonte, por Gërxholli u tregua i shkathët dhe arriti të rikthehet në portë e të mbërthejë topin. Një rast të pastër humbi edhe Zhupa, që gjuajti me kokë. Megjithatë, është Shane që qetëson Luftëtarin, duke realizuar golin e dytë.

Sokrat PAPADHOPULLI


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008