Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Tomori apo Flamurtari, dilema e paratërinjve

12-05-2008

 

 

U-17

Zona veriore

Java 26(11.04.2008)

Besëlidhja - Ada2-1

Burreli - Shkëndija T.2-2

Laçi - Kastrioti2-1

Vllaznia - Dajti(nuk u zhvillua)

Renditja

1. Shkëndija T.195263-1862

2. Vllaznia194156-1661

3. Laçi154444-2449

4. Burreli931336-5230

5. Besëlidhja711427-3722

6. Ada701830-5121

7. Kastrioti621425-4420

8. Dajti411619-5013

Java 27(18.05.2008)

Dajti - Laçi

Kastrioti - Burreli

Shkëndija T. - Besëlidhja

Ada - Vllaznia

Zona jugore

Java 26(11.05.2008)

Flamurtari - Skrapari(nuk u zhvillua)

Tomori - Apolonia3-0

Luftëtari - Naftëtari3-0

Bylis pushim

Renditja

1. Apolonia174253-1655

2. Tomori162645-2450

3. Flamurtari153549-2148

4. Luftëtari133741-2742

5. Naftëtari711428-3922

6. Skrapari531115-3418

7. Bylis202218-606

Java 27(18.05.2008)

Naftëtari - Apolonia

Tomori - Flamurtari

Skrapari - Bylis

Luftëtari pushim

Zona juglindore

Java 26(11.05.2008)

Pogradeci - Bilisht Sport4-1

Sopoti - Lushnja1-1

Elbasani - Gramshi6-0

Skënderbeu - Turbina1-0

Renditja

1. Skënderbeu173652-3354

2. Elbasani165556-2253

3. Lushnja154749-2449

4. Pogradeci1511055-4546

5. Turbina1041136-3334

6. Sopoti961143-4633

7. Gramshi521828-6017

8. Bilisht S.431930-8215

Java 27(18.05.2008)

Turbina - Elbasani

Gramshi - Sopoti

Lushnja - Pogradeci

Bilisht Sport - Skënderbeu

Zona qendrore

Java 26(11.05.2008)

Dinamo - Partizani1-1

Shkëndija D. - Shkumbini2-1

Erzeni - Teuta0-1

Tirana - Besa(nuk u zhvillua)

Renditja

1. Partizani174553-2555

2. Shkëndija D.166440-2154

3. Dinamo146642-2748

4. Teuta116838-2539

5. Besa98837-3135

6. Shkumbini881029-2532

7. Tirana451531-5217

8. Erzeni132116-756

Java 27(18.05.2008)

Besa - Erzeni

Teuta - Shkëndija D.

Shkumbini - Dinamo

Partizani - Tirana

Zona jugore mbetet e pazgjidhur

Ndeshjet e djeshme të kampionatit të paratërinjve duket se kanë qenë fatale për dy ekipe: Lushnja dhe Dinamo. Të parët me barazimin në transfertë ndaj Sopotit i kanë komplikuar gjërat në klasifikim, sepse kur kanë ngelur edhe dy javë nga përfundimi i kampionatit, zënia e vendit të dytë është shumë e vështirë. Megjithatë, lushnjarët mund të shpresojnë te komisioni i disiplinës, pasi pretendojnë se dy lojtarë të Sopotit kanë luajtur të pafederuar. Ndërkohë, me barazimin e djeshëm në derbi, Dinamo ka humbur shpresat për të kapur të paktën vendin e dytë. Nga zona qendrore skuadrat që do të shkojnë në play-out janë Partizani dhe Shkëndija e Durrësit, ndërsa në zonën veriore këtë privilegj e kanë Vllaznia me Shkëndijën e Tiranës. Për sa i përket grupit të zonës juglindore, duket se Skënderbeu dhe Elbasani do ta kenë këtë shans. E vetmja që mbetet e pazgjidhur është zona jugore. Nëse Apolonia duket e sigurt për një nga dy vendet e para, "lufta" pritet të jetë midis Flamurtarit dhe Tomorit. Të dyja këto ekipe do të përballen mes tyre të dielën në Berat. Rezultati i këtij 80-minutëshi do të zgjidhë edhe dilemën e vetme për sa u përket dy ekipeve që do të jenë në play-off.

J.M.

Të kuqtë ruajnë kreun në derbi

Dinamo ‑ Partizani1‑1

Dinamo: Çeka, Faja, Daci, Vargu, Xhuti, Hamzallari, Abdalli, Zaimi, Leka, Daja, Mulgeci (U aktivizuan Neziri, Plaku dhe None).

Trajner: Xh.Puka

Partizani: Bukri, Çarçani, Ukcenaj, Lika, Xhepa, Hysa, Mukaj, Çiçi, Rama, Memushi, Maletaj (U aktivizuan Grishi, Sinani, Berberi dhe Krasniqi). Trajner: P.Gjebrea

Shënues: Mulgeci 36', Memushi 62'

Gjyqtarë: B.Pashaj, F.Mata, E.Doda (Tiranë)

Derbi midis Dinamos dhe Partizanit ka përfunduar në barazim 1‑1, rezultat ky që ka favorizuar të kuqtë, të cilët kanë ruajtur kreun dhe distancën me blutë. Ndeshja është luajtur me një ritëm të kënaqshëm, por i vetmi difekt ka qenë terreni jo i favorshëm në kompleksin "Dinamo", i cili ka influencuar disi. Në pjesën e parë loja ishte e barabartë, por në fundin e saj dinamovitët kanë kaluar në avantazh me sulmuesin Mulgeci, që ka shënuar një gol të bukur. Ndërsa pjesa e dytë do të jetë tërësisht e dominuar nga Partizani i Parid Gjebresë, që nuk pajtohet me rezultatin. Pas disa minutash lojë nga pjesa e dytë, Memushi arrin të barazojë shifrat. Të kuqtë sulmojnë sërish, duke kërkuar golin e fitores dhe, megjithëse krijojnë volum të madh loje, rezultati nuk ndryshon. Dinamo humbi një shans për t'iu afruar kreut.

Florian BEHLULA

11-metërshi nderon Skënderbeun

Skënderbeu ‑ Turbina1‑0

Skënderbeu: Bello, Mano, Ahmeti, Fejzo, Cale, Zegullaj, Voskopoja, Ibrahimi, Tole, Hysolli, Emini. Trajner: R.Milo

Turbina: Dyrmishi, Paja, Dedja, Jaupi, Muzhaqi, Mema (Muçaliu 79'), Suljoti, Filja, Tana (Lamçja 44'), Bajrami (Kasa 50'), Mustafai (Lena 79'). Trajner: Sh.Lleshanaku

Shënues: Fejzo 74' (11‑m)

Gjyqtarë: V.Angjo, F.Fetollari (Pogradec), G.Loxe (Korçë)

Karton i verdhë: Tana

Skënderbeu për paratërinj ka arritur një fitore të vështirë në fushën e vet me Turbinën, duke iu falur 11-metërshit. Megjithatë, rëndësi për korçarët kishin tri pikët, të cilët bënë që të vazhdojnë kryesimin e zonës juglindore. Mano, Hysolli dhe Zegullaj për Skënderbeun kanë shpërdoruar shumë në pjesën e parë. Në fillimin e 40 minutave të dyta, miqtë që në fillim për pak sa nuk shënojnë me anë të Mustafait. Dhe pas këtij rasti janë Fejzo dhe Tole që krijojnë dy momente të tjera të mira për Skënderbeun, por portieri Dyrmishi bëhet shpëtimtar. Në minutën e 67-të, kapiteni Tole godet traversën, ndërkohë që gjashtë minuta para përfundimit, vendësit fitojnë një 11‑metërsh. Eshtë Fejzo që me goditjen e tij nuk gabon dhe në këtë mënyrë i jep një tripikësh me mjaft vlera Skënderbeun kryesues.

Leonard TREBICKA

Hap fals i Shkëndijës në Burrel

Burreli ‑ Shkëndija T.2‑2

Burreli: Doci, R.Kola, Rruci, Kasmi (E.Kola 35'), Ndreu, Hysa (Hoti 57'), Kadiu, Darsi (K.Doci 62'), Vata, Kurti, Meçuku.

Trajner: L.Kola

Shkëndija T.: Ago, Shkalla, Thana, Dushku, Manka, Muska, Muçi (Topi 52'), Caca, Llakmani (Zaimi 63'), Tirana, Pjetri. Trajner: E.Gjoka

Shënues: Mëçuku 12', Tirana 34', Hysa 48', Pjetri 66'

Gjyqtarë: S.Doda, E.Preloshi, B.Lika (Laç)

Dëshira për të arritur fitoren e radhës në fushën e vet nuk i ka munguar ekipit matjan, por gjithçka ka përfunduar në barazim 2-2 me Shkëndijën e Tiranës. Matjanët arrijnë të shënojnë shumë shpejt në minutën e 12‑të, ku Meçuku ka finalizuar saktë. Shumë minuta lojë kanë qenë të barazpeshuara. Megjithatë, është sulmuesi Tirana për miqtë që shënon, duke e mbyllur pjesën e parë 1-1. 40 minutat e dyta ishin më të bukura. Që në fillim Burreli kalon në avantazh me anë të Hysës. Loja bëhet më e fortë dhe Shkëndija kundërpërgjigjet me Pjetrin, duke e barazuar sërish rezultatin, që mbeti i tillë deri në fund. Ndërkohë, trajneri i Shkëndijës së Tiranës, Ernest Gjoka, ka shfaqur rezervat e tij për gjykimin. "Ishte një skandal i vërtetë. Gjyqtarët po tallen me djersën e fëmijëve,"- tha Gjoka për "Sportin shqiptar".

Avni KËRTUKA

Ndalet Lushnja, kontestohet gjykimi

Sopoti ‑ Lushnja1‑1

Sopoti: Lushi, Doleqi, Menalla, Brahja, Gjura, Alliu, Lame, A.Koçi (Vasku'), B.Koçi, Doda (Stafa 57), Bozhiqi. Trajner: L.Brasha

Lushnja: Andoniu, Leka, Ruci, Bejte, Ikonomi, Prifti (Gjolena 54'), Malasi, Nezha, Liçka, Çela, Ahmetaj (Lulja 49').

Trajner: G.Taullau

Shënues: Çela 8', Doda 52'

Gjyqtarë: E.Bodeci, A.Mahmutaj, E.Gançi (Elbasan)

Skuadra e Sopotit ka arritur t'i shkëpusë një pikë Lushnjës, duke i larguar këta të fundit nga pretendime për të zënë një vend në play-off. Ndeshja ka nisur e qetë dhe me sulme të miqve, të cilët arrijnë të kalojnë në avantazh në minutën e 8-të, me anë të Çelës. Në pjesën e dytë janë vendësit që, pas shumë përpjekjesh, arrijnë të barazojnë me anë të Dodës, edhe pse lushnjarët pretenduan se goli u shënua me dorë. "Kam rezerva për gjykimin. Do të kërkojmë fitoren në tavolinë, për shkak se në ekipin e Sopotit kanë luajtur dy lojtarë të pafederuar, pikërisht Vasku dhe Bozhiqi,"- deklaroi për "Sportin shqiptar" trajneri i Lushnjës, Gafurr Taullau. Përveç rastit kur miqtë pretenduan për gol jo të rregullt, ndeshja ka qenë e qetë. Lushnjarët bën disa përpjekje për të kaluar në avantazh, por nuk ia arritën.

Sokol BELBA

Liqenorët kthehen te fitorja

Pogradeci ‑ Bilisht Sport4‑1

Pogradeci: Biraku, Kungulli, Muçi, Shkullaku, E.Liçkollari, Piperi, Baçi, Cani, Çekiçi, A.Liçkollari, Avdolli. (U aktivizuan Pere, Isallari dhe Qyra). Trajner: K.Gusho

Bilisht Sport: Lindaku, Pere, Luci, Ago, Eshi, Metolli, Xhaçi, Çibuku, Çuko, Avxhi, Mulla. (U aktivizuan Ago, Kole dhe Pleshti). Trajner: R.Bedulla

Shënues: Çekiçi 12', 23', Piperi 34', Kungulli 63', Mulla 54'

Gjyqtarë: F.Bylykbashi, E.Kello, K.Shirgu (Korçë)

Pogradeci i është rikthyer fitores me lojë bindëse, këtë herë ndaj Bilisht Sportit. Gjithçka u vendos që në pjesën e parë, ku rezultati 3‑0 ishte një tregues i mirë për vendësit. Në pjesën e dytë, duke parë edhe rezultatin, trajneri Gusho bën disa ndryshime në formacion, ku bukuri i dha lojës 14-vjeçari Isallari. Mjaft teknik, ai ishte dhe protagonist i golit të 4‑t. Kështu, liqenorët arrijnë të fitojnë falë një lojë të mirë dhe me ritëm. Vlen të përmendet se sulmi pogradecar, i ndikuar edhe nga mesfusha zotëroi për mjaft kohë lojën me top, duke treguar rrezikshmëri në zonë. Njëri nga golshënuesit më të mirë të grupit, Çekiçi u shpreh:

"U gëzohem golave, por edhe lojës bindëse. Kam pretendimet e mia për të qenë golashënuesi më i mirë." Gjykimi i treshes korçare ishte korrekt.

Pëllumb STAROVA

Luftëtari i tregon vendin Naftëtarit

Luftëtari ‑ Naftëtari3‑0

Luftëtari: Isaraj, Bega, Bedo (Zharkalli 64'), Berberi, Gaxhaj (Kasëmi 41'), Kalemi (Duri 64'), Nora (Skënderi 64'), Kasma, Puci, Çunaj (Vardhami 64'), Anastasi. Trajner: A.Çulli

Naftëtari: Memaj, Liko (Zoga 61'), Tanellari, Plaku, Tafa (Kaja 41'), Koroveshi, Hima, Paveli, Sulka, Kica, Kaçeli.

Trajner: M.Koroveshi

Shënues: Anastasi 5', Kalemi 19', Çunaj 63'

Gjyqtarë: B.Bejko, P.Puto, L.Meleqi (Gjirokastër)

Ndeshja filloi në orën 11:20, pasi Naftëtari udhëtoi brenda ditës. Ajo u zhvillua në stadiumin "Gjirokastra", ku një ndër gjyqtarët ishte Luljeta Meleqi. Luftëtari u hodh në sulm që në fillim dhe u shpërblye me golin e kapitenit Anastasi, falë një gjuajtjeje brenda zonës. Paveli ka ekzekutuar dy këndore dhe Gaxhaj një, për të ardhur në golin e Kalemit, që lëshoi një "silur" nga krahu i djathtë. Kica realizon, por në pozicion jashtë loje. Një goditje nga Anastasi vuri në pozicion të vështirë Memajn, i cili grushtoi bukur. Në pjesën e dytë është përsëri Anastasi që gjuan fort, por grushton portieri kuçovar. Reagon Naftëtari me Kicën, por është Çunaj që shënon golin e tretë për gjirokastritët. Naftëtari mundohet të shënojë golin e nderit, por nuk ia arrin dhe kështu Luftëtari fiton me meritë.

Sokrat PAPADHOPULLI

Goli i Sulës, deciziv për Teutën

Erzeni ‑ Teuta0‑1

Erzeni: Vezi, Tusha, Nikaj, M.Shahini, Xh.Shahini, Gjepali (Vora 25'), Beqiraj (Kurti 30'), Dagavelli (Faja 50'), Nerjaku, Tare, Nihani. Trajner: B.Seiti

Teuta: Xhixha, Alibejsi, Pashaj, Tuka (Lamaj 65'), Likmeta (Smoqi 45'), Qesja, Demiri, Sula (Meta 50'), Subashi (Dalipi 50'), Bogdani, Guza. Trajner: L.Sejdini

Shënues: Sula 34'

Gjyqtarë: N.Ziri, Sh. Ziri, E.Burgu (Fushë-Krujë)

Goli i Sulës në minutën e 34-t rezultoi vendimtar në ndeshjen Erzeni-Teuta. Kjo përballje e paratërinjve u zhvillua në prani të shumë shikuesve në fushën sportive "Tofik Jashari". Loja filloi e shpejtë nga të dy ekipet. Eshtë Guza që brenda zonës godet rreptë, por grushton portieri Vezi. Më pas është Pashaj 3‑4 metra para portës, por përsëri është Vezi që largon rrezikun. Në minutën e 34‑t, një pasim i saktë i Guzës për Sulën, dhe ky i fundit gjuan bukur, duke kaluar në avantazh Teutën. Pjesa e dytë nis me të njëjtën tablo, ku durrsakët janë më të rrezikshëm. Pasha gjuan në afërsi të zonës, por Vezi pret. Eshtë Xh.Shahini për shijakasit që depërton në mbrojtjen mike dhe i vetëm me portierin Xhixha humbet një rast të pastër. Me gjithë përpjekjet e dy ekipeve, rezultati mbeti i pandryshuar.

Hysen VAROSHI


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008