Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Gramshi humbet dhe vështirëson mbijetesën

03-04-2008

 

Skuadra e Gramshit është mundur në fushën e saj nga Burreli, me rezultatin 1-0. Kjo humbje e afron këtë skuadër me kategorinë e dytë, edhe pse kanë mbetur edhe disa javë. Ishte një humbje zhgënjyese, ndërkohë që është kontestuar edhe gjyqtari Bardhyl Pashaj për një 11-metërsh të padhënë për Gramshin. Gjithashtu, është anuluar një gol i Dushkut në minutën e 90-të. Situata mund të degjeneronte në fund, kur gati 30 minuta tifozët vendës kanë protesuar në hyrje të stadiumit. Loja ishte e shpejtë, me vendësit në kërkim të avantazhit. Megjithatë, shënojnë matjanët, në minutën e 22-të, kur Gjokeja finalizon një aksion të shpejtë të Burrelit. Gramshi reagon mirë, por Bejko, Bardhi dhe Maçolli shpërdorojnë shumë raste para portës së Haxhiajt. Burreli kundërpërgjigjet me Gjokenë, por pa rezultat, ndërsa Gramshi humbet Bardhin e dëmtuar. Gramshi vazhdon të jetë agresiv, duke qenë pranë golit meAfmatajn. Pjesa e parë mbyllet 1-0, ndërsa e dyta është sërish e bukur. Loja kontrollohet nga vendësit, të cilët kanë probleme në vijën e parë. Në minutën e 64-t gjyqtari nuk jep penallti për Gramshin, kur topi preket me dorë nga mbrojtësit miq. Gramshi sulmon, madje godet edhe shtyllën me Afmatajn, ndërsa Burreli mbrohet mjaft mirë dhe kundërsulmon. Në fund, Gramshi fiton një goditje nga këndi dhe topi i krosuar në zonë goditet me kokë nga mbrojtësi Dushku. E ndërsa gramshiotët nisen të festojnë, Pashaj e anulon golin, duke irrituar pa masë vendësit. Kësisoj, Gramshi humbet dhe tani rrezikon shumë qëndrimin në kategorinë e parë.

Thanë pas ndeshjes

Edmond Mustafaraj, trajner i Gramshit: "Mendoj se bëmë një ndeshje shumë të mirë, duke luajtur futboll të pastër. Kjo ndershmëri nuk funksionoka në ligën e parë, sepse nuk na jepen penallti dhe na anulohen gola të rregullt."

Përparim Daiu, trajner i Burrelit: "Them se ishte një ndeshje korrekte dhe për këtë jam shumë i kënaqur. Për lojën mund të them se humbëm shumë raste, ndërsa pashë që gjyqtari, në momentin e anulimit të golit të Gramshit, vërshëlleu para kohe. Ky tripikësh na rrit shumë."


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008