Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Apolonia, në Bilisht me hapin e kryesuesve

03-04-2008

 

Fierakët kanë marrë 3 pikë me vlera në Bilisht, ndërkohë që pas ndeshjes ka pasur protesta nga vendësit për gjykimin. Duke i lënë mënjanë protestat, që në fakt kanë zgjatur shumë, duhet thënë se pjesa e parë ka qenë e vakët, pa shumë raste në portat respektive, por me një epërsi të miqve nga Fieri. Në minutën e 2-të, trajneri mik bëri ndërrimin e detyruar të Bratjes, vendin e të cilit e zuriGuna. Gërxho, në minutat '7 dhe '11, për pak sa nuk ka shënuar. Në minutën e 33‑të, Junior ka kaluar Apoloninë në avantazh, duke përfituar nga një gabim i mbrojtjes bilishtare. Rasti i parë për vendësit do të shënohet në minutën e 41‑të, kur Pengu gjuan jashtë kuadratit, ndërsa Meto për miqtë, në minutën e fundit të kësaj pjese, ka pasur një mundësi të artë për golin e dytë. Shpëtimtar është bërë portieri Trajanofski. Pjesa e dytë dhuroi mjaft emocione në fushë, ndërkohë që gjyqtari Meta nuk i kurseu kartonët. Në minutën e 51‑të, miqtë, me një kundërzbritje, shënojnë golin e dytë, me anë të Delioski, ndërsa bilishtarët protestojnë tek një prej anësorëve, duke pretenduar për pozicion jashtë loje. Me rezultatin 2‑0, fierakët ndihen më të qetë dhe trajneri Haxhiu bën lëvizjet e tij, duke hequr Juniorin për Dhramin e Delioskin për Çerçizin. Ndërkohë, vendësit zgjohen dhe në minutën e 57‑të pretendojnë edhe për një 11-metërsh për prekje të topit me dorë në zonë nga një mbrojtës fierak. Kostovski lëshon një "bombë" në të 66‑ën, por topi përfundon jashtë. Në minutën e 78‑të, Xhika, pas një goditjeje nga këndi, kërcen bukur dhe shkurton diferencën. Pas këtij goli, vendësit mbeten me 10 veta, sepse Bajrami merr kartonin e dytë të verdhë. Në këtë moment dëmtohet edhe Pengu, por trajneri Kushe i kishte kryer të tri ndërrimet. Edhe me dy lojtarë më pak, bilishtarët kanë krijuar raste për barazim. Agolli ka pasur 2 mundësi të mira, por gjithçka mbyllet 1‑2. Një fitore me vlera për fierakët, ndërkohë që presidenti i Bilisht-Sportit, Xhaçi, ka deklaruar se do ta tërheqë ekipin nga gara në shenjë proteste për gjykimin.

Thanë pas ndeshjes

Gëzim Xhaçi, president i Bilisht‑Sportit: "Jam i irrituar për gjykimin. Do të bëjmë ankimim në federatë dhe, nëse nuk merren masa, deklaroj se do të tërhiqem."

Gerti Haxhiu, trajner i Apolonisë: "Ne e kishim deklaruar se edhe barazimi do të ishte humbje për ne. Ishte një fitore karakteri, sepse pashë një kundërshtar mjaft të fortë në fushë. Ne e kishim nën kontroll rezultatin gjatë gjithë ndeshjes. Më vjen mirë që po ecim me hapin e kryesuesve dhe tani duhet të mendojmë për ndeshjen e radhës."


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008