Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Masa: Raikonen, rivali im kryesor!

10-05-2008

 

Thua Stamboll dhe mendon për Felipe Masën, por gjithnjë nëse e ka parasysh "Librin e artë" të Formulës 1. Piloti brazilian i Ferrarit ka arritur dy "pole positon" dhe dy fitore në dy edicionet e fundit të Çmimit të Madh të Turqisë. Suksesi i parë ishte i paharrueshëm, sepse ishte fitorja e parë për Masën në karrierë. Ferraristi nuk harron, përkundrazi: "Bëhet për një pistë shumë speciale për mua. Kësisoj, mendoj se nuk ka asnjëherë dy pa tre nga pas!".

LUFTA ME KIMIN - Mjafton kjo, për të kuptuar se objektivi i brazilianit nuk është që ta mbyllë garën edhe një herë tjetër pas shpinës së Raikonenit, siç ndodhi në Spanjë. "Nuk ka nevojë të fantazosh shumë, për të kuptuar se cilat janë synimet e mia për fundjavën e ardhshme, - shtoi Masa. - Dua të arrij fitoren e tretë radhazi në Turqi. Vitin e kaluar arrita të fitoj, edhe pse pas xhiros së parë e gjeta veten në vendin e tretë, në një pistë ku nuk bëhen shumë parakalime. Për momentin, Kimi Raikonen është rivali im kryesor në luftën për titull. Gjithsesi, ky është një rivalitet që i bën mirë Ferrarit. Në Spanjë u pajtova me vendin e dytë, ndërsa të dielën do të garoj për të fituar.

MOTORI DHE KAMBIO - Pista e Stambollit nuk e lodh shumë motorin dhe për F2008-n e Masës do të jetë gara e dytë me propulsorin përpara, ndërsa kambioja e re do të bëjë provën e parë, nga katër të parashikuarat. "Nuk duhet të përbëjë ndonjë problem, duke qenë se rregullorja e Formulës 1 i parashikon ndryshimet teknike gjatë harkut të kampionatit, - tha Masa. - Mendoj se kemi një "paketë" të shkëlqyer për F2008-n. Në Stamboll garohet në anën e kundërt të akrepave të orës, por ka disa kthesa të shpejta dhe disa të tjera për t'u marrë me një shpejtësi mesatare, ndërsa sektori i fundit është shumë i ngadaltë dhe paraqit vështirësi. Kësisoj, kemi nevojë për shumë ngarkesë aerodinamike."

TEMPERATURAT - "Eshtë e rëndësishme të gjejmë balancën e veturës, -përfundon braziliani, - që do të thotë të arrijmë ekuilibrin e duhur gjatë provave të lira, për të qenë të gatshëm për fundjavën. Në kthesat e gjata gomat mund të konsumohen, sidomos ato të përparmet, por, duke qenë se Bridgestone është furnizuesi i vetëm, atëherë të gjithë do të kenë mundësi të garojnë në kushte të barabarta." Gara e Turqisë do të zhvillohet më shpejt se zakonisht, dhe kjo do t'u ofrojë kushte më të mira klimaterike pilotëve dhe skuderive.

E.LUBANI

Kovalainen, gati për në Stamboll

Nga Stambolli vjen lajmi se komisioni mjekësor i Formulës 1 ia ka hapur dritën jeshile Heki Kovalainenin për të garuar në Çmimin e Madh të Turqisë. Ndërkohë, McLareni ka bërë të ditur shkaqet e incidentit të pilotit finlandez në pistën e Spanjës, dy javë më parë. Sipas versionit të Norbet Hogut, problemi ka ardhur nga disku i gomës së përparme nga e majta, i cili është thyer si pasojë e një defekti në prodhim. Përgjegjësi i Mercedesit sqaron: "Proceset e fabrikimit të pjesëve për në Formulën 1 janë shumë të komplikuara dhe kërkojnë impenjim maksimal. Ndoshta në realizimin e diskut diçka nuk ka shkuar ashtu siç duhet". Disqet e McLarenit janë të firmës japoneze "Enkei". Gjithsesi, Kovalainen është shumë pranë rikthimit dhe dje pohoi: "Jam në 100% të formës fizike dhe logjikisht jam i kënaqur që mjekët më dhanë leje për të gatuar. Unë ndihem shumë mirë dhe do të ishte absurde të qëndroja në shtëpi.

Çmimi i Madh i Turqisë

Renditja e provave të lira

1.Masa(Ferrari)1'27"323

2.Kovalainen(McLaren)1'27"456

3.Raikonen(Ferrari)1'27"543

4.Hamilton(McLaren)1'27"579

5.Kulthard(Red Bull)1'27"763

6.Alonso(Renault)1'28"284

7.Nakaxhima(Williams)1'28"664

8.Barrikelo(Honda)1'28"817

9.Baton(Honda)1'28"826

10.Glok(Toyota)1'28"849

11.Rozberg(Williams)1'28"907

12.Fizikela(Force India)1'29"008

13.Heidfeld(Bmw)1'29"024

14.Pike(Renault)1'29"082

15.Truli(Toyota) 1'29"329

16.Kubika(Bmw)1'29"330

17.Vetel(Toro Rosso)1'29"462

18.Burdis(Toro Rosso)1'29"630

19.Veber(Red Bull)1'29"633

20.Sutil(Force India)1'29"756


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008