Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Posta Sportive

12-05-2008

 

FSHF-ja dhe policia të na krijojnë kushte, ndryshe u del "vija në fund të arës"

Kur vjen një ndeshje derbi, ndjenjat e çdo sportdashësi bëhen të një natyre tjetër. Pa dyshim, askush nuk e mohon dot këtë ndryshim, pavarësisht se Dinamo-Partizani konsiderohet si derbi i vogël dhe jo aq zhurmëmadh i kryeqytetit. Sidoqoftë, përderisa kësaj radhe ballafaqimi mes këtyre dy skuadrave i kalon caqet e së zakonshmes, sepse është një finale titulli, po mëtoj ta paraqes ndeshjen në fjalë me tërë rëndësinë që mbart në vetvete. Rëndësi të cilën duhet ta ketë patjetër parasysh edhe FSHF-ja, si organizatore e garës. Nëse do që të mos i dalë "vija në fund të arës." Natyrisht, mirëkuptojmë edhe sjelljet e përgjithshme, të deritanishme, të drejtuesve blu, si klub pritës i këtij derbi, për të luajtur në "Selman Stermasi", pavarësisht se ato cënojnë drejtpërdrejt madhështinë që duhet të ketë kjo finale e kampionatit. Jo vetëm nga kushtet jo fort optimale që ofron stadiumi i dytë i kryeqytetit, jo vetëm sepse "Selman Stermasi" rrezikon të kthehet në flakëritjen e gurëve nga tribunat anësore, siç ndodhi me tifozët elbasanas, para dy sezonesh, në një ndeshje ndaj Tiranës, por sepse cënon edhe profesionalizmin tuaj si gazetarë. Aq pak vende për gazetarët që ofron stadiumi në fjalë, nuk do t'u mjaftonin as kameramanëve. E dimë që stadiumi "Selman Stermasi" ka atë apo këtë cilësi, vazhdojmë të dëshmojmë vlerësim për tapetin e tij, të mirëkuptojmë edhe interesat e ndryshme të Dinamos, si klub pritës, por s'mund ta identifikojmë kurrsesi "madhështinë" e derbit Dinamo-Partizani me stadiumin e lartpërmendur. Po të bëjmë një krahasim të rëndësisë së sfidës Dinamo-Partizani, me stadiumin ku duan drejtuesit blu që të luhet ndeshja, "Selman Stermasi" mund të konsiderohet pa frikë "furrik pule". Nëse ata janë mësuar t'i bëjnë "vezët në furrikun e tjetrit", nuk duhet të jenë të një mendjeje drejtuesit e federatës. Përveç interesave sportivë apo edhe financiarë, të secilit klub, në kësi rastesh FSHF-ja duhet të njohë dhe përligjë ekzistencën e ndjenjave të tifozerisë së kuqe, të pasionit autentik të saj, pse jo edhe trishtimin, madje edhe dëshpërimin e njërës palë ose tjetrës, e cila mund të derivojë edhe në dalje jashtë kontrollit. Këtë të fundit duhet ta marrë parasysh edhe policia, që do t'i duhet të sigurojë rendin dhe qetësinë, gjë të cilën nuk mund ta ofrojë kurrsesi "Selman Stërmasi". Duke pasur parasysh se kjo ndeshje përcakton titullin e kampionit, çka e rrit skajshmërisht temperaturën jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në shkallët e stadiumit, ku tifozëria mund të thyejë rekord për këtë sezon, i duhet dalë së keqes përpara nga federata dhe policia. Ndjenja pasionante e mbështetësve të të dyja skuadrave, pretendente për titull, në njëfarë mase janë bërë skolastike, duhet t'i marrim në konsideratë shpalimet e saj, shpalime të cilat mund t'i tejkalojnë përkufizimet e veta, nga mosvlerësimi që mund të kemi për to. Pra, për të mos e tensionuar situatën kot së koti, para, gjatë dhe pas ndeshjes, për të mos u përsëritur ato skena të tifozerisë elbasanase, para dy sezonesh, që merrnin gurët në tribunat e "Selman Stermasit" dhe goditnin lojtarët dhe këdo që u dilte përpara, jepni atë që i takon kësaj ndeshjeje finale për titullin kampion, stadiumin "Qemal Stafa". Kjo është një kujtesë për policinë e shtetit dhe FSHF-në. Të na krijojnë kushte, nëse duan të mos ketë incidente, ndryshe të mos na bien në qafë ditën e ndeshjes, se çdo veprim, ka edhe kundërveprim. Bëhet fjalë për kundërveprim të rreth 10 mijë tifozëve të kuq, dhe jo të 200 apo 300 vetave. Këtë kijeni mirë parasysh.

Rimi, "Çunat e dollarit"

"Nëndetësja" do t'i marrë përpara të gjithë

mandi@tiranalive.com

Jam një tifoz i Dinamos dhe nisa të shkruaj këtë letër, pasi kam lexuar gjithmonë në hapësirën tuaj të letrave se Dinamos i ka hyrë frika në palcë nga Partizani. Do t'u thoja të gjithë atyre që dyshojnë tek Dinamo e këtij sezoni se ne do të jemi kampionët e këtij, duke i marrë të gjithë përpara, pa pyetur fare. Partizanit ia treguam vendin në kupë, por sërish bën "gam‑gam". Në fakt s'u vë shumë fajë, pasi me një president si Xhani, i cili asnjëherë s'e pranon humbjen, edhe tifozët të tillë do të jenë. Në përballjen direkte ndaj tyre blutë do të dominojnë. Partizani do të luajë për një rezultat, ndërsa Dinamos i intereson edhe barazimi. Dihet që skuadra jonë lojën e bazon tek kundërsulmi dhe kjo strategji do t'i zërë mat të kuqtë. Madje mendoj se do t'i shënojmë më shumë se 5 gola të kuqve, për t'u treguar edhe një herë atyre se ngjyra blu është ngjyrë qiellore dhe Dinamo do fitore. Para çunat e Dinamos, se edhe ne do të jemi të shumtë më 17 maj!

Fortuzi pas ca vitesh të bëhet trajner i Tironës

Arjani, Tiranë

Të lumtë "Zogu" i Tironës dhe faleminderit për magjinë qe u ke dhënë tifozëve bardheblu gjithë këto vite! Për Indrit Fortuzin dhe për arritjet e tij me Tironën dhe për sukseset individuale mund të flasësh gjithë ditën. Realisht po më vjen keq që këtë sezon nuk e morëm të paktën Kupën e Shqipërisë, sepse për një kampion të madh nuk ishte fare e këndshme që ta braktisë futbollin në këtë mënyrë. I uroj çdo të mirë në jetë, se me të vërtetë është një sportist i madh. Do të më bëhej qejfi ta shikoja pas disa vitesh të ulur në stolin e Tironës si trajner.

Tirona s'duhet t'u bëjë dhurata të tjerëve

Ultras bardheblu

Këtë vit Tirona jo vetëm që nuk arriti gjë, por po u "dhuron" pikë ekipeve që sigurisht nesër do të jenë kundër Tironës, pasi keto ekipe luajnë vetëm për ekzistencë në superiore. Nëse Tirona i la pikë Lezhës, nuk i bën aspak mirë vetes, vetëm se bën armiq ekipet që bien nga kategoria. Tirona nuk duhet të bëjë asnjë "dhuratë", sepse nuk i takon të sillet në këtë mënyrë. Elbasoni shkoi e barazoi brenda në "Niko Dovana", bravo i qoftë! Edhe Durrësi rrezikon të bjerë nga kategoria. Pse neve duhet të na vijë keq për të tjerët? Nëse Tirona vazhdon të dhurojë pikë dhe të turpërohet më shumë, atëherë kjo një arsye më shumë për të ndërruar donatorët, një pjesë te lojtarëve dhe trajnerin, pasi nuk ka arritur asgjë. Trajneri i mirë na duhet kur e kemi ekipin dobët, se kur ekipi është me superlojtarë, trajnerin e bën kushdo.

Pazaret nuk e dëmtojnë dot Apoloninë

Eno, Fier

Edhe në kategorinë e parë nuk kanë munguar pazaret në këtë fund kampionati. U pa qartë se Bylisi ia la hapur ndeshjen Laçit në Ballsh dhe do të tentojë t'ia shesë edhe Lushnjës në ndeshjen e fundit, por më duket se po harron një detaj shumë të rëndësishëm: Apolonia është vetëm dy pikë larg Bylisit, kështu që me fitoren e mundshme në Laç do të shpallej kampione e kategorisë së parë. "Kush i bën gropën tjetrit, bie vetë brenda". Kjo është një shprehje e urtë e popullit që vlen shumë edhe për skuadrën e Bylisit. Le t'ia lërë ndeshjen Lushnjës, sepse na bën edhe një nder tjetër, duke na dhuruar titullin kampion të kategorisë së parë. Apolonia do të jetë në superligë, këtë nuk e vë fare në dyshim. Edhe një barazim sikur të marrim me Laçin, e kemi të sigurt vendin e dytë. Para Apolonia!


Lajme te ngjashme

Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008