Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Nesër, "epilogu" i Premier Ligës

10-05-2008

 

Nesër në Premier Ligë do të luhet java e fundit. Priten 90 minuta të mbushura me dramë dhe emocione, teksa në krye dhe në fund të klasifikimit nuk janë dhënë ende verdiktet. Për herë të parë, që nga viti 1999, kampionati anglez futet në javën e fundit, pa pasur ndonjë kampion matematik. Mançester Junajtid dhe Çelsi ndajnë kreun me pikë të barabarta. Nëse të dyja skuadrat do t'i fitojnë ndeshjet e radhës ndaj Uiganit dhe Boltonit, "djajtë" do të shpallen kampionë për shkak të golavarazhit më të mirë. Ky mund të jetë një ogur i mirë për të besuarit e Fergusonit, sepse në sezonin 1998-'99, pas titullit, ata morën edhe Championsin. Nga ana e tij, nëse Uigani nuk e ndal Mançesterin, Çelsi do të ketë mundësi të hakmerret në finalen e Ligës së Kampioneve në Moskë. Përballë "bluve" do të jetë Boltoni në "Stemford Bridxh". Londinezët nuk e kanë siguruar matematikisht qëndrimin në Premier Ligë, por edhe në rast humbje kanë shanse të mira për të qëndruar, gjithnjë nëse nuk fitojnë dy nga tri ekipet që kanë poshtë vetes. Fulhemi është ai që rrezikon më pak dhe mund t'ia dalë mbanë, nëse fiton në fushën e Portsmuthit, i cili është maksimalisht i përqendruar te finalja e Kupës së Anglisë. Por, nëse Fulhemi nuk fiton, të besuarit e Hodgsonit do të bien nga kategoria, nëse Ridingu ose Birmingemi i marrin tri pikët respektivisht ndaj Derbit dhe Blekbërnit. Birmingemi është skuadra më e pashpresë, pasi mund të shpëtojë vetëm nëse Fulhemi dhe Ridingu humbasin. Për Kupën UEFA, Evertoni e ka siguruar matematikisht praninë, ndërsa Aston Vila dhe Blekbërni janë në luftë për vendin e fundit të disponueshëm, i cili u shtua nga UEFA për kampionatin anglez, si çmimim për "fair play"-n. Aston Vila do të luajë në fushën e Uest Hemit pa pretendime, ndërsa Blekbërni do të udhëtojë për në Birgmingem. Totenhemi, fitues i Kupës së Ligës dhe Portsmuthi ose Kardifi, finalistët e Kupës së Anglisë, do të jenë skuadrat e tjera që do të përfaqësojnë Premier Ligën në Kupën UEFA.

E.LUBANI

Premier Ligë, java e fundit

Nesër

(16:00) Birmingem ‑ Blekbërn

(16:00) Çelsi ‑ Bolton

(16:00) Derbi ‑ Riding

(16:00) Everton ‑ Njukasëll

(16:00) Midëllsbrou ‑ Man.Siti

(16:00) Portsmuth ‑ Fulhem

(16:00) Sandërlend ‑ Arsenal

(16:00) Totenhem ‑ Liverpul

(16:00) Uest Hem ‑ Aston Vila

(16:00) Uigan ‑ Mançester U

Renditja

1.Mançester U266578‑2284

2.Çelsi259363‑2584

3.Arsenal2311373‑3080

4.Liverpul2013465‑2873

5.Everton1881152‑3262

6.Aston Vila16111069‑4959

7.Blekbërn1513949‑4458

8.Portsmuth1691248‑3957

9.Man.Siti15101244‑4555

10.Uest Hem1391540‑4848

11.Totenhem11131366‑5946

12.Njukasëll11101645‑6143

13.Uigan10101734‑4940

14.Midëllsbrou9121635‑5239

15.Sandërlend1162036‑5839

16.Bolton991935‑5336

17.Fulhem7121837‑6033

18.Riding962237‑6633

19.Birmingem7111942‑6132

20.Derbi182819‑8511


Lajme te ngjashme

Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008