Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Kahn: Të respektojmë kampionatin!

10-05-2008

 

Kapiteni i Bajernit të Mynihut, Oliver Kahn, nguli këmbë se skuadra e tij nuk do t'i lëshojë asgjë askujt kur të ndeshet sot me Duisburgun në pikë të hallit. Bavarezët u kurorëzuan kampionë të Bundesligës fundjavën e kaluar, pas një barazimi pa gola kundër Volfsburgut, ndërsa "Zebrat" po përpëliten në anën e kundërt të renditjes, të dytët nga fundi me tri pikë diferencë nga vendi i fundit për mbijetesë, kur mbeten edhe dy javë kampionat. Ata do ta mirëprisnin një fitore kundër kampionëve, por Kahn pretendoi se Bajerni ka ende dëshirë për ta mbyllur bukur vitin futbollistik. "Nuk është e lehtë, kur nuk ke ndonjë gjë për të fituar dhe të bie për të luajtur kundër një skuadre që lufton për të mos rënë nga kategoria, - u shpreh veterani, i cili pritet t'i varë këpucët në gozhdë, në fund të këtij sezoni. - Na duhet ta mbledhim veten pas festës. Edhe grimcat e fundit të nxitjes na kanë ikur, por nuk duam të na kritikojnë për shtrembërim të konkurrencës, prandaj do ta ruajmë seriozitetin deri në ndeshjen e fundit të sezonit."

38‑vjeçari po planifikon që të marrë ca pushime larg futbollit, kur pas një jave t'i japë fund karrierës. "Më duhet të largohem për ca kohë nga loja, - u shpreh Kahn për "Süddeutsche Zeitung". - U kam premtuar fëmijëve të mi se do të kaloj vërtet shumë kohë me ta, ndërsa më duhet edhe të përmirësohem shumë në të luajturit e golfit." Kahni, ama, nuk do të largohet nga futbolli profesionist pa asnjë peng, pavarësisht se ka fituar shumë këto vite. Portieri nuk mundi të luante kurrë jashtë Gjermanisë dhe tani e pranon se një përvojë jashtë vendit mund ta kishte bërë një lojtar edhe më të mirë. "Ishte shumë e vështirë të mos i pranoje ofertat e Barcelonës dhe Mançester Junajtidit dhe, ndonjëherë mendoj se një përvojë e tillë nuk do të kishte qenë keq, - shtoi biondi. - Kam dashur gjithmonë të jem portieri më i mirë në botë."

Duisburgu pritet të aktivizojë të njëjtën skuadër, që u mposht 2‑0 nga Nyrembergu në mesjavë, dhe do të kërkojë patjetër trepikëshin, sepse vetëm kështu mund të luftohet për mbijetesë. Një fitore javën e kaluar mund t'ia kishte lehtësuar punët, por për shkak të humbjes "Zebrave" u duhet ta djerdhin djersën çurk përballë kampionëve të saposhpallur. Takimin kundër Bajernit do ta pasojë udhëtimi drejt fushës së Ajntrahtit të Frankfurtit, një tjetër skuadër që nuk ka më asnjë arsye për të luajtur. Lusio nuk do të jetë i gatshëm për bavarezët për shkak të dëmtimit në kofshë, prandaj Daniel van Bujten do të marrë vendin e tij në qendër të mbrojtjes mynihase.

Bundesliga, java e parafundit

Sot

(15:30) Arminia ‑ Dortmund

(15:30) Kotbus ‑ Hamburg

(15:30) Duizburg ‑ Bajern M

(15:30) Hansa ‑ Leverkusen

(15:30) Herta B ‑ Nuremberg

(15:30) Karlsruhe ‑ Bokum

(15:30) Shalke ‑ Frankfurt

(15:30) Verder B ‑ Hanover

(15:30) Volfsburg ‑ Shtutgart

Renditja

1.Bajern M2010261-1870

2.Verder B186868-4460

3.Shalke1610652-3258

4.Hamburg1312740-2451

5.Shtutgart1631355-5151

6.Leverkusen1461255-3848

7.Volfsburg1391050-4448

8.Hanover12101049-5046

9.Karlsruhe11101137-4343

10.Frankfurt11101139-4743

11.Herta1181337-4041

12.Dortmund1091346-5639

13.Bokum9111244-5138

14.Kotbus891533-5233

15.Arminia881631-5632

16.Nuremberg7101535-4831

17.Duizburg851932-4829

18.Hansa R761927-4927


Lajme te ngjashme

Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008