Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Lion-Bordo, dueli në distancë...!

10-05-2008

 

Olimpiku i Lionit do të ketë shumë besim te forcat e veta, kur të ndeshet sot me Nansinë në një takim që, me shumë mundësi do të vendosë fatin e titullit kampion në Francë. Gjashtë herë kampionët e Lionit, që kanë dy pikë më tepër se Bordoja e vendit të dytë, kur mbeten edhe dy javë, mundën 1‑0 Sedanin, duke siguruar një vend në finalen e Kupës së Francës të mërkurën, duke mbetur në garë për të arritur suksesin e dyfishtë. Nëse fitojnë kundër Nansisë dhe, nëse Zhirondinët humbasin kundër Soshosë, atëherë rekordi prej shtatë titujsh kampionë, të fituar radhazi, do të regjistrohet në librat e historisë. "Të fituarit të jep gjithmonë një dozë të mirë vetëbesimi, si dhe rigjenerimi i forcave është shumë më i lehtë, pas një fitoreje," u shpreh trajneri Alen Perrin, pasi një gol i vonë i Zhuninjos e dërgoi skuadrën lioneze në finalen e kupës kundër Paris Sen Zhërmenit. "Neve na mbeten edhe tri ndeshje për të hyrë në histori. Jemi krejtësisht të gatshëm për këtë," u shpreh mbrojtësi i qendrës, Kris. Forma e treguar nga Lioni në kampionat kohët e fundit nuk ka qenë nga më të shndritshmet, sepse ka fituar vetëm dy prej gjashtë ndeshjeve të fundit, në një kohë kur Bordoja ka fituar pesë nga gjashtë takimet e saj, përfshi këtu edhe një fitore 2‑1 të arritur në kohën shtesë në Marsejë fundjavën e kaluar. Të drejtuarit e Loren Blankut duhet të bëjnë pa organizatorin e tyre Johan Miku, i cili pësoi një dëmtim në pulpë përballë marsejezëve. "Luftën për titull do ta fitojë skuadra që ka nerva më të forta," u shpreh ai. Marseja me 58 pikë duhet të fitojë në Lë Man dhe të shpresojë që Nansija, me 60 pikë të humbasë në Lion, për t'ia rrëmbyer vendin e tretë, që jep të drejtën e pjesëmarrjes në Ligën e ardhshme të Kampionëve. Në anën e kundërt të renditjes, Tuluza, Lensi dhe Paris Sen Zhërmeni, të tria me 39 pikë, do të rinisin betejën treshe për t'i shpëtuar rënies nga kategoria. Tuluza e vendit të 16‑të do të udhëtojë drejt Stad Renës, ndërsa PSG‑ja e vendit të tretë nga fundi do të presë Sen Etienin. Lensi, dhjetë vite pas fitores së titullit të vetëm në histori, mban vendin e fundit të mbijetesës, falë diferencës së golave, por duhet të udhëtojë drejt fushës së armiqve të përjetshëm të Lilës, ku nuk fiton që prej vitit 2003.

E.LUBANI





 

 

Liga 1, java e parafundit

Sot

(20:45) Bordo ‑ Sosho

(20:45) Lë Mansh ‑ Marsejë

(20:45) Lilë ‑ Lens

(20:45) Lion ‑ Nensi

(20:45) Metz ‑ Lorien

(20:45) Monako ‑ Okser

(20:45) Paris SG ‑ St.Etien

(20:45) Rëne ‑ Tuluzë

(20:45) Strazburg ‑ Kanë

(20:45) Valonsien ‑ Nisë

Renditja

1.Lion227770-3673

2.Bordo218761-3671

3.Nensi1515642-2660

4.Marsejë16101054-4258

5.St.Etien1591242-3354

6.Lilë1217742-3053

7.Rëne14101242-4152

8.Lë Mansh14101243-4552

9.Nisë1116930-2849

10.Lorien11151029-3348

11.Kanë12121243-4948

12.Valonsien1291540-3645

13.Sosho10141233-3944

14.Monako1281637-4444

15.Okser1281632-4644

16.Tuluzë8151333-3939

17.Lens9121540-4839

18.Paris SG9121534-4339

19.Strazburg981930-4735

20.Metz492323-5922

- Zhirondinët e Bordosë, që ndodhen vetëm dy pikë prapa kryesuesve të Olimpikut të Lionit, me dy javë të mbetura, duhet të heqin dorë nga disa lojtarë të rëndësishëm për ndeshjen kundër Soshosë. Organizatori Johan Miku është i padisponueshëm për shkak të një dëmtimi në pulpë, kurse portier Ulrish Rame nuk mund të luajë për shkak të një dëmtimi në ije.

- Olimpiku i Marsejës, që ndjek Nansinë e vendit të tretë me dy pikë më pak, do të udhëtojë drejt Lë Manit pa sulmuesin e pezulluar të Francës, Xhibril Sise.

- Zhuninjo është në dyshim pjesëmarrjeje për Lionin në takimin e sotëm në shtëpi kundër Nansisë së vendit të tretë, sepse pësoi një dëmtim të vogël në gju gjatë fitores 1‑0 kundër Sedanit të Ligës së dytë në gjysmëfinalen e Kupës së Francës të luajtur të mërkurën.

- Sulmuesi i Nansisë, Monsef Zerka, është i sigurt se trysnia është e gjitha mbi Lionin, në prag të ndeshjes midis dy skuadrave në "Stad dë Zhërlan". "Kjo ndeshje nuk është jetike për ne. Për Lionin është më e rëndësishme, sepse atyre u duhet fitorja për të siguruar titullin kampion," u shpreh marokeni për gazetarët.

- Sulmuesi i PSG‑së, Pedro Pauleta, do të luajë ndeshjen e tij të fundit në "Park de Prens", kur kryeqytetasit të presin Sen Etienin në një përpjekje të fundit për t'i shpëtuar rënies nga kategoria. Ish‑lojtari i Portugalisë është kryegolashënues i klubit, sepse, qëkur mbërriti nga Bordoja në vitin 2003 ka shënuar 109 gola.


Lajme te ngjashme

Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008