Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Gjini: Tirana duhet rindërtuar nga themelet

12-05-2008

 

Që pas humbjes së turpshme në finalen e Kupës së Shqipërisë me Vllazninë dhe sherrit në dhomat e zhveshjes, në klubin "Tirana" ka pllakosur "zia". Trajneri Sulejman Mema mezi arriti të formonte 18 lojtarë për transfertën në kampionat me Besëlidhjen dhe normalisht disfata ishte e pritshme, duke parë që skuadra është zhveshur nga çdo lloj stimuli. Dy ndeshjet e mbetura, të mërkurën me Teutën dhe të shtunën ndaj Kastriotit, duket se do të sjellin edhe dy disfata të tjera për kryeqytetasit, që tashmë po bëjnë edhe rolin e "bamirësve". Më keq se sa kaq, nuk mund të shkonte për Tiranën, e cila sezonin 2007-2008, duhet ta futë në rreth të zi, duke parë dështimet e shumta që ka koleksionuar. Zhvillimi i asamblesë është gjëja e parë që duhet të ndodhë në klub, pasi kjo situatë është e patolerueshme. Për drejtorin Eduard Gjini, i cili ka afro një muaj në këtë detyrë të re, Tirana është e shkatërruar moralisht, sidomos pas goditjes së fundit që mori në kupë. Edhe ndaj lezhjanëve, sipas tij, u pa qartë se skuadrës i mungoi motivi për të marrë qoftë edhe një barazim. "Nuk mund të fshihet fakti se Tirana është e dërrmuar psikologjikisht, që pas humbjes së finales me Vllazninë. Duke parë që në kampionat është i paarritshëm çdo lloj objektivi, është shumë e vështirë që lojtarët të motivohen në fushë. Kjo u vu re edhe ndaj Besëlidhjes, ku skuadra vuajti për të shënuar, ndërkohë që u ndëshkua me gol që në minutat e para, pas një goditjeje standarde. U bë kaq javë që po pësojmë gola rregullisht nga goditje të tilla dhe këtu ka diçka që nuk shkon. Pa dyshim që po mbyllim një prej sezoneve më të dobëta të historisë së klubit. Pas 15 vitesh, nuk arritëm të fitonim një trofe, por nuk do të luajmë as në Europë. Më keq se kaq nuk mund të shkonte për ne si drejtues, për donatorët dhe tifozët, por ja që kjo është e vërteta. Në dy takimet e mbetura në kampionat, me Teutën dhe Kastriotin, skuadra duhet të luajë për emrin e fanellës, sepse do të ishte edhe më e turpshme sikur të vazhdonim të humbisnim, "- thotë drejtori i klubit bardheblu, Eduard Gjini. Me eksperiencën e gjatë në poste drejtues, Gjini, i emëruar vetëm pak javë më parë në krye të klubit "Tirana" nga ana e kryetarit të bashkisë, Edi Rama, bën të ditur se asambleja që do të zhvillohet shumë shpejt, do të vërë pikat mbi "i". Ai është i sigurt se kjo Tiranë që u pa këtë sezon, nuk do të shihet më në fushën e lojës, pasi skuadra do të ribëhet nga e para. "Ju siguroj, se asambleja e zakonshme e klubit do të zhvillohet në kohën më të parë të mundshme. Kjo situatë e paprecedent është një arsye shumë e madhe që ajo të përshpejtohet, pasi kështu nuk mund të vazhdohet. Pa dyshim që këto gabime që u bënë këtë sezon, nuk do të përsëriten dhe Tirana e ardhshme ka për të qenë një skuadër e denjë për emrin dhe historinë e saj,"- përfundon zyrtari i klubit bardheblu, Eduard Gjini.

Aurel CELIBASHI


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008