Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Daja: S'ka "hakmarrje", duam tri pikët!

Andi MATRAXHIU
10-05-2008

 

Kur na ndajnë edhe 3 takime nga mbyllja e sezonit futbollistik 2007-2008, akti i parë për dinamovitët do të jetë sot, në orën 16:30, në stadiumin "Selman Stërmasi". Në mediat është folur për një "hakmarrje" nga ana e bluve në ndeshjen e sotme ndaj Besës, për atë eliminim gjatë sezonit të shkuar në kupë, por trajneri Ilir Daja, me anë të një prononcimi për gazetën "Sporti shqiptar" kërkon t'i hedhë poshtë këta zëra. Sipas numrit 1 të stolit së Dinamos, skuadra që ai drejton do të luftojë vetëm për tri pikët ndaj Besës dhe nuk mendon për ndonjë "hakmarrje", por vetëm për ecurinë e kampionatit. "Jemi përpara një ndeshjeje tepër të rëndësishme për vetë pozitat e të dy skuadrave në tabelën e superiores. Gjendja e grupit tonë është pothuajse e plotë, pasi kemi Diopin me tre kartonë, i cili do të mungojë, ndërkohë që edhe Allmuça ka bërë gjatë gjithë javës stërvitje të diferencuar dhe nuk e dimë nëse do ta kemi në dispozicion. Është një ndeshje e vështirë nisur nga fakti se do të përballemi me vendin e tretë dhe, duke parë kontigjentin e Besës, i cili është i përbërë me futbollistë tepër cilësorë, por edhe nga rezultatet që kanë marrë në ndeshjet e fundit, përveç humbjes së javës së shkuar ndaj Partizanit. Mjaftojnë këta elementë të lartpërmendur për të kuptuar rëndësinë dhe forcën e kundërshtarit. Gjithsesi, Dinamo është përgatitur seriozisht për këtë takim. Por për ne nuk ka më vend dhe kohë për humbje, pasi duhet të marrim maksimumin e pikëve. Për sa u takon "ngacmimeve" mediatike ndaj nesh, tashmë jemi mësuar. Por besoj se këtu gazetarët kërkojnë të "nxisin" një ndeshje sa më të bukur në "Selman Stërmasi". Por nuk përjashtohet mundësia që ky takim të nxitet nga një palë e tretë, pasi gjithmonë ndeshjet tona fryhen mediatikisht. Nuk mendoj se bëhet fjalë për "hakmarrje". Ne do të kërkojmë vetëm tri pikët për të ruajtur vendin e parë, ndërkohë që në anën tjetër edhe Besa do të bëjë detyrën e saj për të arritur tek fitorja dhe për të arritur objektivat e saj. Është thjesht një përplasje e radhës midis nesh dhe Besës dhe nuk besoj se kavajasit kanë diçka për t'u "hakmarrë" ndaj nesh, ndërkohë që, siç e thashë më lart, edhe ne s'kemi asgjë ndaj tyre. "Hakmarrja" jonë në këtë rast është vetëm fitimi i tri pikëve dhe vazhdimi i rrugës sonë drejt titullit kampion,"- e ka mbyllur prononcimin e tij trajneri dinamovit Ilir Daja, i cili kërkon të ruajë vëmendjen tek takimi i sotëm ndaj Besës dhe të mos shpërqendrojmë grupin e futbollistëve blu.


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008