Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Fortuzi "var këpucët": Më mirë po e mbyll!

Nga Aurel CELIBASHI
10-05-2008

 

"Pasaporta" e Indrit Fortuzit

Datëlindja: 23.11.1973

Gjatësia: 175 cm

Debutimi më 07.11.1990: 17 Nëntori‑Dinamo 1‑1

SezoneSkuadraNdeshjeZv/nd.Gola

1990‑91Dinamo310

1991‑92Dinamo2809

1992‑93Dinamo2606

1993‑94Tirana21310

1994‑95 Tirana24318

1995‑96Tirana253

1996‑97Tirana1647

1997‑98Tirana12015

1998‑00Aktivizohet në kampionatin grek

2000‑01Tirana22330

2001‑02Tirana21424

2002‑03Tirana185

2003‑04Tirana181420

2004‑05Tirana51112

2007-08Tirana8

Totali në Shqipëri:19956167

2004-06Kalon dhe aktivizohet në kampionatin grek

 





Që dje, futbolli shqiptar dhe ai tiranas në veçanti nuk do të ketë mundësi të shohë në fushë Indrit Fortuzin. Në mënyrë të papritur, goleadori bardheblu vendosi t'i thotë "mjaft" prezencës së tij me fanellën bardheblu. Humbja e finales së kupës të mërkurën, sigurisht, e ka përshpejtuar këtë tërheqje të 35-vjeçarit nga stadiumet tona. Në një konferencë për shtyp, të organizuar në ambientet e hotel "Tirana Internacional", sulmuesi i njohur, i shoqëruar nga drejtorët Eduard Gjini dhe Alban Tafaj, iu përgjigj pyetjeve të shumta të gazetarëve.

- Indrit, a ishte humbja e finales së kupës një arsye shumë e fortë pse vendosët ta linit pikërisht tani futbollin?

- Le të themi se ishte një arsye më shumë. Kisha 2-3 muaj që e bluaja përbrenda idenë për ta lënë futbollin, duke parë rezultatet e dobëta që Tirana po arrinte, ndërkohë që edhe vetë nuk isha ai lojtar i disa viteve më parë. Humbja e finales më bindi përfundimisht se duhet ta merrja këtë vendim. Dua të falënderoj të gjithë presidentët, drejtuesit, shokët, tifozët dhe gazetarët për mbështetjen apo bashkëpunimin gjatë këtyre 18 viteve.

- Sa e vështirë ishte për ju, duke qenë se keni 18 vjet që luani dhe shënoni rregullisht?

- Absolutisht, ka qenë vendimi më i vështirë i karrierës sime. U binda plotësisht se duhej të bëja një lëvizje të tillë, për t'u hapur rrugën sidomos futbollistëve të rinj. Unë jam i ndërgjegjshëm se çdo gjë e bukur ka një fund të hidhur. Më mirë po e mbyll tani, sesa të zvarritem në fushë, qoftë edhe për një sezon tjetër.Kur vendosa të largohesha nga Greqia, për t'u kthyer te Tirana, mendoja se do të gjeja një ekip të fortë, që do të më ndihmonte edhe mua. Isha i ndërgjegjshëm se nuk mund ta tërhiqja unë ekipin falë emrit.Nuk ishte e thënë që skuadra të funksionte dhe, duke parë që humbjet po më stresonin shumë, pasi unë tani jam një tifoz i Tiranës, vendosa të them "mjaft".

- Kohët e fundit, te Tirana, po mbanit edhe shiritin e kapitenit, por që nuk mundët ta kurorëzonit me fitimin e trofeut të kupës...?

- Do të më mbetet peng që nuk arrita dot ta ngrija këtë trofe si kapiten. Për ne të gjithë ishte një ditë e keqe në atë finale me Vllazninë. Pa dyshim që futet në momentet "jo" të karrierës.

- Keni shënuar mbi 160 gola. Cili mendoni se ka qenë më i bukuri?

- Ka qenë ai ndaj Larisës, kur luajta në Greqi me Iraklisin. Vija pas një dëmtimi të gjatë dhe mënyra se si e shënova atë gol, ishte një shpërthim imi i brendshëm.

- A mendoni se fanella juaj me numrin 11 mund të tërhiqet nga ana e klubit, për kontributin që keni dhënë, ashtu siç u bë edhe gjatë dy viteve që ishit në Selanik?

- Fanella me numrin 11 është shumë e nderuar për klubin e Tiranës, sepse atë e kanë mbajtur shumë emra të mëdhenj përpara meje, ku i fundit ka qenë Agustin Kola. Për mua ishte një vlerësim kur nuk iu dha asnjërit për dy vjet, ndërkohë që tani nuk mendoj se duhet të tërhiqet, por sigurisht ta marrë një lojtar i cili ta justifikojë.

- Kanë mbetur edhe tri ndeshje nga mbyllja e kampionatit. Kur do ta bëni mbylljen zyrtare në fushë?

- Do të jem i grumbulluar me skuadrën sot në Lezhë, ndërkohë që lamtumirën në mënyrë ceremoniale do ta bëj të mërkurën ndaj Teutës, ndeshje e cila do të jetë e fundit edhe për Tiranën në kryeqytet.

"Fatmir Frashëri, trajneri që më formoi"

Kur e pyet Indrit Fortuzin se kush ka qenë trajneri më i mirë për të, 35-vjeçari e ka të vështirë të përgjigjet, sepse me të gjithë ka kaluar shumë mirë. Megjithatë, pas insistimit, ai përmendi emrin e Fatmir Frashërit, një prej legjendave të futbollit tiranas. "Zogu" ka pasur mundësi të punojë me të në fillimet e karrierës te Dinamo dhe më pas te Tirana, ku arriti të fitonte një prej shumë titujve kampionë. "Me të gjithë trajnerët që kam pasur, si në Shqipëri, ashtu edhe në Greqi, ia kam kaluar mirë. Nuk kam pasur asnjëherë konflikte, por vetëm biseda për gjëra që nuk ishim në të njëjtin mendim, edhe pse në fund, si profesionist, pranoja çdo vendim të tyre. Normalisht, kur vjen fundi i karrierës, disa gjëra nuk të pëlqejnë, gjithsesi jam munduar të përshtatem. Sa për trajnerin më të mirë, do të vlerësoja profesor Fatmir Frashërin, i cili ka një kontribut të rëndësishëm në formimin tim. Shoku më i mirë? Kam shumë, por do të veçoja Sokol Bulkun."

"Nëse nuk jam drejtues, do të jem tifoz"

Indrit Fortuzi nuk e përjashton mundësinë e të qenit një drejtues në klubin "Tirana". Pas lënies së futbollit, ai shprehet se po mbaron studimet në Fakultetin Ekonomik, ndërkohë që shumë shpejt do të nisë një kurs për trajnerë. "Më pëlqen ideja për të qenë një ditë si drejtues te Tirana, sepse me eksperiencën që kam, mund ta ndihmoj klubin të ecë përpara. Për momentin nuk mund të them asgjë, sepse do të flas me donatorët. Në rastin më të keq, do të jem një tifoz i Tiranës. Në lidhjet me prokupimet e mia aktuale, pres të mbaroj Fakultetin Ekonomik, ndërkohë që do të nis edhe një kurs për trajnerë."

"Finalja nuk ka qenë e shitur"

Sa për finalen e kupës, të humbur 2-0 me Vllazninë, "Zogu" nuk pati dëshirë të fliste. Megjithatë, ka sqaruar për mediat se ajo nuk ka qenë e shitur. "Shitja është një akuzë shumë e rëndë. Nuk mendoj se Duro, Sina apo Vrapi ta kenë bërë një gjë të tillë. Edhe vetë drejtuesit nuk i akuzuan me këtë motivacion, por vetëm për mosimpenjim."

Momentet e bukura

- Goli nga mesi i fushës ndaj Larisës.

- Golat ndaj Fandokut dhe kualifikimi.

- Goli ndaj Dinamos së Tbilisit dhe kualifikimi.

Momentet e këqija

- Pezullimi për shkak dopingu në Greqi me Apollonin.

- Dëmtimi i pësuar me Iraklisin.

- Humbja e finales së kupës me Vllazninë si kapiten.


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008