Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Lushnja, sot me të rinjtë ndaj Tepelenës

10-05-2008

 

Ekipi lushnjar, një ditë para ndeshjes së parafundit të kalendarit të kampionatit të kategorisë së parë, është mbledhur në seancën stërvitore për të vënë pikat mbi "i" sa i përket formacionit, me të cilin do të paraqitet në ndeshjen e ditës së shtunë, ku në "Roza Haxhiu" kundërshtari i radhës do të jetë Tepelena. Seanca stërvitore e ditës së premte është karakterizuar kryesisht nga veprime teknike, ashtu si normalisht veprohet nga stafi teknik për të përgatitur skuadrën në ndeshjen e radhës, e cila nga shumëkush konsiderohet formalitet për ekipin e drejtuar nga Artan Bano.

"Futbollistët janë të gjithë në gatishmëri për të luajtur në këtë sfidë, të cilën nuk e kemi neglizhuar aspak. Kundërshtari meriton vëmendjen tonë, pasi asnjë ndeshje nuk është nënvlerësuar nga ne. Kam thënë se në të gjitha takimet do të luajmë për të fituar. Në kuadër të objektivit edhe këtë ndeshje do ta fitojmë, por kësaj radhe në fushën e lojës nuk do të angazhojë lojtarët e formacionit bazë, por pjesën tjetër të ekipit. Sa për dijeni, asnjë nga lojtarët e formacionit anti‑Bilisht nuk do të luajë, përveç sulmuesit Fatjon Sefa. Ky vendim është për të angazhuar edhe lojtarë që kanë qëndruar në stol, të cilët janë pjesë e rëndësishme e ekipit," - ka deklaruar trajneri Artan Bano, i cili rikthehet në stolin lushnjar pas atij dënimi prej tri javësh të dhënë nga komisioni i disiplinës. Ai ka ndër mend kështu që të mos e lodhë "artilerinë e rëndë", për ta ruajtur për ndeshjen e fundit të kampionatit, ku në "Roza Haxhiu" do të luajë ekipi i Bylisit, ndërkohë që Sefa do të jetë shënuesi i skuadrës. "Për këtë takim kundër Tepelenës do të jem në fushë për të shënuar dhe për të marrë vendin e parë të golashënuesve të kampionatit. Aktualisht kam shënuar 14 gola në kampionat dhe dua të jem në krye. Sa për ndeshjen, kundërshtarin e kemi vlerësuar dhe nuk i kemi ndërprerë seancat stërvitore. Janë javët e fundit dhe ne kemi akoma shanse për të hyrë direkt në ligën superiore, pasi kalendari i ndeshjeve na favorizon," - u shpreh shtatlarti i sulmit lushnjar Fatjon Sefa.

Ndërkohë, situata në tabelën e klasifikimit është interesante për faktin se kundërshtarët e drejtpërdrejtë që synojnë ngjitjen një kategori më lart në këto dy javë kanë edhe përballjet më të rëndësishme, nga ku do të dalin edhe emrat e ekipeve që do të hyjnë direkt në superiore dhe ata që do të duhet të luajnë ndeshjet shtesë.

Julian KASAPI


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008