Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Behari: Flamurtari, për fitore deri në mbyllje

10-05-2008

 

"Do të kërkojmë fitoren, por me përqendrimin e duhur ndaj Skënderbeut." Kështu është shprehur për "Sportin shqiptar" zëvendëstrajneri i Flamurtarit, Ardi Behari, i cili deklaron se Flamurtari këtë javë do të kërkojë serinë e rezultateve pozitive, edhe pse, sipas tij, nuk do të jetë një takim i lehtë, që nga disa mendohet i fituar pa filluar. "Për ne do të jetë një ndeshje e radhës dhe pa dyshim synimi mbetet rezultati pozitiv për të vijuar serinë e rezultateve në javët e fundit. Fakti që do të luajmë ndaj Skënderbeut nuk do të thotë asgjë, edhe pse ky ekip tashmë i ka thënë lamtumirë superligës shqiptare për këtë sezon. Përkundrazi, gjatë javëve të fundit, ekipi korçar ka nisur të luajë me lojtarë të rinj, të cilët kërkojnë të afirmohen për sezonin e ardhshëm dhe natyrisht një fakt të tillë e treguan më së miri edhe në Shkodër një javë më parë, ku me pak fat mund të kishin marrë edhe një barazim," ‑ shton numri dy i stolit vlonjat. Për Beharin, kjo nuk do të thotë se Flamurtari i trembet kundërshtarit, por tregon se e vlerëson atë, pavarësisht rezultateve që ky u fundit mund të ketë arritur në këtë sezon të superligës shqiptare. "Pas fitores me Kastriotin kemi kërkuar nga futbollistët impenjim maksimal edhe në takimet e mbetura, pasi kampionati ende nuk ka përfunduar, ndërsa janë edhe tri takime, nga të cilat dëshirojmë të marrim më të mirën e mundshme, duke nisur nga ai që do të luhet në Elbasan me Skënderbeun. Aspak nënvlerësim, por impenjim maksimal për kundërshtarin e radhës, pasi në rast të kundërt edhe mund ta pësojmë, megjithëse unë besoj se Flamurtari do të arrijë fitoren e radhës ndaj Skënderbeut në kampionat. E kemi përgatitur këtë takim si të gjitha ndeshjet e tjera dhe udhëtojmë drejt Elbasanit me synime të qarta. Fakti që takimi do të luhet në fushë asnjanëse mendoj se nuk ndikon aspak, pasi edhe kundërshtari luan pa presion, sepse tashmë i ka mbyllur objektivat e veta. Edhe Flamurtari, pas fitores me krutanët, është më i qetë dhe tashmë sheh vetëm përpara për të arritur, pse jo, të renditet diçka më lart në renditjen aktuale. Duke nisur nga Skënderbeu, që është takimi i radhës, edhe në ndeshjet e tjera do të luajmë më të njëjtin impenjim që kemi shfaqur gjatë gjithë sezonit dhe nuk mund të tolerojmë ndaj asnjë kundërshtari. Presim nga të gjithë lojtarët që edhe në takimin e radhës me korçarët të japin më të mirën, sepse fitorja dhe rezultati pozitiv arrihen vetëm në fushën e lojës përgjatë 90 minutave. Askush nuk të fal gjë, qoftë edhe kundërshtari që kemi përballë, megjithë faktin që tashmë është larguar nga superliga. Rezultatin duhet ta kërkojmë dhe ta arrijmë vetë në fushën e lojës, ndërsa si i gjithë stafi besoj se fitorja këtë takim do të anojë nga Flamurtari. Të gjithë si pjesëtarë të stafit teknik të Flamurtarit kemi punuar gjatë gjithë javës dhe frytet e punës i presim në fundjavë, në ditën e ndeshjes, aty ku besoj se do të dalim plotësisht faqebardhë në takimin e radhës," ‑ përfundon zëvendëstrajneri i Flamurtarit, Ardi Behari.

Elton NIKA


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008