Benxhami: Rrezikova gjysmën e sezonit.. | Sven Goran Erikson fton Nensin për "Shën.. | Haxhi, protagonist në fitoren e Apoelit.. | Herta-Panteliç, divorc në verë.. | "Legjionarët".. | Multimedia  Lidhja RSS/XML    Sporti Home

Rrapo: Sot, patjetër pikë me Flamurtarin

10-05-2008

 

"Besoj se ka ardhur momenti që edhe ne t'i gëzohemi qoftë edhe një pikë të marrë. U lodhëm së prituri për të marrë rezultate pozitive dhe unë them se kemi prishur "syrin e keq", çka do të thotë se me Flamurtarin patjetër që do të marrim një rezultat pozitiv. Them kështu, sepse jam i bindur që barazimi do të jetë rezultati minimal që do të marrim, por unë besoj se të gjithë futbollistët e mi do të dinë të marrim një fitore, që do të ishte diçka vërtet e madhe. Kemi punuar shumë gjatë këtyre ditëve për këto tri ndeshje të fundit që do të luhet brenda shtatë ditësh dhe unë them se radha e pikëve do të jetë këtë të shtunë me Flamurtarin. Më vjen keq vetëm për një fakt që kjo ndeshje do të luhet sërish në Elbasan, sepse federata kishte mundësi të na caktonte një stadium të tillë si ai i Bilishtit, apo Pogradecit. Gjithsesi, gjithçka ka përfunduar dhe tani duhet të mendojmë për të dhënë maksimumin në këtë sfidë të radhës." Me këto fjalë është shprehur dje një ditë para ndeshjes së sotme me Flamurtarin trajneri i Skënderbeut, Renato Rrapo, që duket se është më optimist se kurrë për të marrë një rezultat pozitiv në këtë ndeshje të ditës së sotme në fushën asnjanëse të Elbasanit. Për sa i përket formacionit të Skënderbeut, në këtë ndeshje trajneri Rrapo do të ketë të gatshëm të gjithë futbollistë më të mirë, çka do të thotë se nuk ka asnjë të skualifikuar, apo të dëmtuar. Pritet që në ndeshjen e sotme, ashtu si në shumë takime të tjera, të jenë të gatshëm edhe të rinjtë Xheka, Kita, pasi ende nuk duket se është krejtësisht i rikuperuar sulmuesi i talentuar Kokona. Duke vijuar më tej fjalët e tij, Rrapo shprehet: "E kam merak vetëm një fakt, shpresoj që në ndeshjen e nesërme (të sotme) të jetë një gjykim sa më korrekt, sepse të them të drejtën gjykimet në takimet e fundit na kanë dëmtuar shumë. Skënderbeu nuk ka nevojë të ndëshkohet nga gjyqtarët. Ne e kemi siguruar vendin e fundit dhe daljen nga superliga, por kemi luajtur "fair‑play" dhe pa kompromise në çdo ndeshje. Jam çuditur në shumë ndeshje kur shikoj se gjyqtarët na ndëshkojnë. U bëj thirrje "xhaketave të zeza" që të na lënë të luajmë dhe në fushë le të fitojë skuadra që do ta meritojë. Jam i bindur që ndaj Flamurtarit është radha jonë dhe patjetër që do të kthehemi me pikë nga kjo ndeshje e radhës."

Leonard TREBICKA


Lajme te ngjashme


Emri Juaj:
E-mail:
Titulli:
Komenti:


 
    
MULTIMEDIA
SPORTI SHQIPTAR WALLPAPERS
 
 

>> më tepër

 
SUPERLIGA JAVA E 23-te
1 DINAMO  48 pike 7 SHKUMBINI  31
2 PARTIZANI  45 8 FLAMURTARI  29
3 BESA 38 9 KASTRIOTI  23
4 TIRANA  37 10 TEUTA  23
5 ELBASANI   36 11 BESELIDHJA 20
6 VLLAZNIA   35 12 SKENDERBEU 11

JAVA E 24-te

1 BESELIDHJA - DINAMO
2 TEUTA - PARTIZANI
3 KASTRIOTI - VLLAZNIA
4 FLAMURTARI - BESA
5 SHKUMBINI - TIRANA
6 ELBASANI - SKENDERBEU
MULTIMEDIA
France 98 - pjesa e pare
GALERI FOTO
Arie Haan, trajneri i ri i kombetares Shqiptare
SONDAZHI
Kush nga skuadrat me poshtë mendoni se do fitojë Superligen Shqiptare?
Dinamo
Partizani
Elbasani
Vllaznia
Tirana

 
    © 2008 Sporti Shqiptar. Te gjitha te drejtat te rezervuara   Foto  |  Video  |  RSS  
     HOME  |  FUTBOLL VENDI  |  BOTA  |  KUPAT EVROPIANE  |  MOTOSPORT  |  BASKETBOLL  |  VOLEJBOLL  |  SPORT MIKS  |  EURO 2008